Ema Smajli ka lind në Prishtinë, me dt. 2 Dhjetor 1995.[1]

Ema Smajli
Emri i lindjesEma Smajli
Lindi02 Dhjetor 95 [1]
OrigjinaPrishtinë, Kosovë

Në moshën pesë vjeçare filloi të merret me shumë aktivitete, dhe atë: këndim, sport, pikturim, mësimi i gjuhëve të huaja, piano, etj.

Qysh prej asaj kohe ka marr pjesë në shumë festivale, ku është shpërblyer me çmime të shumta të publikut dhe të jurisë profesionale. Vlen të përmenden sidomos këto festivale dhe çmime: 1. Festivali “Xixëllonjat Këndojnë” i mbajtur në Prishtinë më 24.12.2001 me këngën “Thuthuqja” Ema fitoi shpërblimin për paraqitjen më të mirë skenike, 2. Më 24.09.2002., në “Polifest 2002” me këngën “Riki Kiki Riki”, është shpërblyer me vendin e pare, si dhe me çmimin për paraqitjen më të mirë skenike, 3. Në Shkodër – Shqipëri, 6,7 e 8 qershor 2003, në Festivalin e 42-të Mbarëkombëtar të këngës për Fëmijë, me këngën “Çiftelia” fitoi vendin e dytë, 4. Më 22.05.2004., në “Polifest 2004”, me këngën “Roller boy” fiton çmimin e parë të publikut, 5. Në “Polifest 2007”, për kontributin e dhënë shpërblehet me Mirënjohje.

Deri me tani, Ema ka edituar dy albume, dhe atë: 1. në vitin 2003 “Ju dua”, me 13 këngë e 9 video klipe, si dhe 2. në vitin 2006 “6 vite me Ju”, me 17 këngë e 10 video klipe të punuara me regjisorin të mirënjohur Isa Qosja.

Më 18.04.2003., në Hotel “Victory” – Prishtinë, në prezencën e mbi 500 mysafirëve, mbajti Promovimin medial të Albumit të saj të parë të emëruar “Ju dua”, e i cili përbehej nga CD, Audio dhe Video kaseta, filmit dokumentar mbi jetën dhe punën e saj, si dhe stripit “Ema dhe njëbrirëshi”, enkas punuar për këtë album dhe i cili është, si produkt i vendit, i parë në të gjitha trojet shqiptare. Albumi ka përmbajtur 13 këngë të kompozitorëve të ndryshëm.

Më 26.04.2003., mbajti Koncertin promovues në sallën “1 tetori” - Prishtinë para 5.000 shikues, ku mbi 1.000 vetë nuk kanë pas mundësi të hyjnë në palestër. Gjatë koncertit, cili është transmetuar drejtpërdrejti, Ema ka kënduar dhe vallëzuar 8 këngë me koreografi masive (rreth 80 vallëtar) dhe kostumografi si dhe skenografi enkas të punuar për atë koncert, ku tërë kohën u pritë dhe u përshëndet me duartrokitje të pandërprera nga tërë publiku. Rreth koncertit, ishte mysafire në disa televizione tona.

Ema ka organizuar edhe shumë koncerte tjera, prej të cilëve shumica ka pasur karakter humanitar, Vlen të ceket se me rastin e Festave të dhjetorit 2003, Ema Smajli me Adelina Berishën, në gjithë Kosovën, në vendet të prekura nga lufta, dhe atë: Prekaz, Izbicë, Lubeniq, Pediatria në Pejë, Krushë e Madhe, Hoq e Vogël, Reçak, Prishtinë: HANDIKOS, Spitali – Pediatria, Jetimorja në Velani, Shoqata e invalidëve dhe dëshmorëve të luftës, Shoqata e fëmijëve bonjakë, dhe Shtëpia e pleqve, organizojnë Rrugëtimin me moton: “Dy shpirtra të njomë për zemrat të thyera” dhe fëmijëve shpërndajnë rreth 3.500 dhurata

Për punën e vet humanitare Ema Smajli është shpërblyer me afro 40 mirënjohje.

Me pikturim Ema Smajli është marr shumë herët dhe gjer me tani i ka mbi 300 piktura. Në galerinë e Teatrit Kombëtar në Prishtinë nën organizimin e Drejtoratit për Kulturë dhe Sport, Rini dhe Gjini, Ema e ka hap ekspozitën e vet personale më 84 piktura, e cila ka zgjat një muaj duke filluar prej datës 07.06.2001.

Ema Smajli ka përfunduar shkëlqyeshëm edhe Shkollën e Ulët të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, dega e pianos, në klasën e Prof.Aida Gjikolli. Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në shumë koncerte të shkollës, si dhe në garat e ndryshme. Në Garat e Pesta Ndërkombëtare të Muzikës Klasike, të mbajtura në Prishtinë me 26 – 30. maj 2008., fiton vendin e tretë.

Në fillim të vitit 2009, Ema Smajli fillon të angazhohet rreth integrimit të rinisë kosovare me institucionet vendore dhe botës moderne. Ajo me 30.03.2009 është zgjedh kryetare e Asamblesë Regjionale, kurse me 15.04.2009 është bërë nënkryetare e Këshilli nismëtar për themelimin e Kuvendit të të rinjve të Republikës së Kosovës.

Me 19.05.2009, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, është themeluar Kuvendi i të rinjve të Republikës së Kosovës, ku Ema Smajli është zgjedh Nënkryetare.

Referime Redakto

  1. ^ a b "Ema Smajli". teksteshqip.com. Marrë më 22 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)