Emblema - Bashkia Lezhë
Zona Gjeografike: Lezha kufizohet në veri me Bashkitë e Vaut të Dejës dhe Pukës, në perëndim me Detin Adriatik, në lindje me Bashkinë e Mirditës dhe në jug me Bashkinë Kurbin. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Lezhës.
Të dhëna të përgjithshme
RedaktoPopullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, Lezha ka 65,633 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 106,245 banorë. Me një sipërfaqe prej 509.1 km2, bashkia e re e Lezhës ka një densitet prej 208.69 banorë/km2 sipas të dhënave të Regjistrit Civil dhe 128.91 banorë/km2 sipas Censusit 2011.
Kjo bashki përbëhet nga 10 njësi administrative, të cilat janë: Lezha, Shëngjini, Zejmeni, Shënkolli, Balldreni, Kallmeti, Blinishti, Dajçi, Ungreji dhe Kolshi. Të gjitha këto njësi janë aktualisht pjesë e rrethit të Lezhës dhe e po të njëjtit qark. Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Lezhë dhe Shëngjin) dhe 65 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu
Gjeografia
RedaktoQarku i Lezhës ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, në gjatësinë gjeografike 41o 51’ 40” në veri dhe 41o 35’ në jug dhe në gjërësi gjeografike 38° 08’ në perëndim dhe 20°10’ 03” në lindje dhe kufizohet: në veri me qarkun Shkodër, në verilindje me qarkun Kukës, në lindje dhe juglindje me qarkun Dibër, në jug me qarkun Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik, me gjatësi vije bregdetare 38 km (nga rëra e hedhur në kepin e Rodonit).
Territori i qarkut të Lezhës ka një sipërfaqe prej 1588.4 km2 dhe shtrihet në krahinën malore-qëndrore dhe ultësirën perendimore, ku 65% e sipërfaqes shtrihet në zonën kodrinore-malore dhe 35% në zonën fushore.
Qarku i Lezhës ka një pozicion të favorshëm gjeogafik në Shqipëri, dhe ndodhet në kryqëzatën e të gjitha arterieve të transportit duke shërbyer si nyje lidhëse veri-jug dhe lindje-perëndim.
Relievi në këtë rajon prezanton kontraste të theksuara të të gjitha llojeve si bregdetar, fushor, kodrinor, malor, alpin etj me një alternim ndërmjet tyre si në asnjë rajon tjetër të vendit, ku deti, fusha dhe malet janë shumë pranë njëri tjetrit.
Lartësia mesatare mbi nivelin e detit të rajonit të Lezhës është 413 m, ajo maksimale 2121m (maja e Kunorës Mirditë) dhe minimale -4 deri -6 m (Knallë, Torovicë, Kakarriq, Tresh etj në Lezhë).
Zonat teritoriale Lezhe
RedaktoQyteti Lezhë Shëngjin Qyteti Shëngjin, Fshatrat; Ishull-Shëngjin, Ishull- Lezhe, MaliShëngjin, Mali- Rencit, Kodër Mulliri Zejmen Fshatrat; Zejmen, Tresh, Pruell, Berzane, Pllanë, Markatomaj, Spiten Shënkoll Fshatrat; Shënkoll, Rilë, Tale 1, Tale 2, Barbullojë, Grykë-Lumi, Gajush, Alk Balldren Fshatrat; Balldren, Mali-Kakariq, Qëndër-Kakariq, Gocaj, Balldrën i Ri, Torovicë, Malecaj, Koljakaj Kallmet Fshatrat; Kallmet i Madh, Kallmet i Vogel, Rraboshtë, Mërqi Blinisht Fshatrat; Blinisht, Troshan, Fishtë, Krajnë, Piraj, Baqel, Kodhel Dajç Fshatrat; Dajç, Gjadër, Gramsh, Mabë, Dragush, Kotërr, Zojs Ungrej Fshatrat; Ungrej, Kashnjet, Gjobardhaj, Kalivaç, Ras-Butë, Zinaj, Fregen, Kaluer, Sukaxhi Kolsh Fshatrat; Kolsh, Gjash, Kacinar, Patalej, Lalm, Lalm Lukaj, Velë, Manati, Grykë, Barbullojë e Re