Emblema shqiptare: gjurmime heraldike
Emblema shqiptare: gjurmime heraldike me autor: Jaho Brahaj. Botuar në Lezhë : Lisitan, 1997. Faqet e librit 141.
Autori Jaho Brahaj na paraqitet me një punë tepër serioze dhe dinjitet në fushën e studimit të simbolikës historike kombëtare shqiptare. Aty do të gjejmë një informacion të pasur mbi aspektet kryesore të heraldikës sonë historike, ai i ka shqyrtuar në detaje format konkrete të ekzistencës së tyre gjatë shekujve, po ashtu edhe përkatësive simbolike sipas segmenteve kryesore të shoqërisë së atëhershme shqiptare. Autori ka kombinuar drejt paraqitjen e një heraldike të ndriçuar në kuadrin historik përkatës, duke e bërë kështu më të kuptueshme materialin që paraqet punimi. Sigurisht pas një pune këmbëngulëse, autori arrin për të parën herë të paraqes në këtë histori të heraldikës shqiptare, vlera të veçanta për kombin dhe shtetin shqiptar, duke e filluar me simbole si flamuri kombëtar shqiptar, emblemat e shtetit shqiptar, simbolet historike të qyteteve të familjeve të shquara shqiptare, bile edhe ndryshimet që kanë pasur ato në kohë të ndryshme.
Asnjë nuk mund të dalë në përfundim se autori i ka thënë të gjitha përkundrazi vetë autori shprehet :... "në këtë punim është paraqitur vetëm një pjesë e pasurisë heraldike historike shqiptare dhe shpresoj se do të jetë nxitje e bazë për hulumtime e studime të mëtejshme."...