Emma Holten

aktiviste feministe daneze

Emma Holten (lindur në 1991) është një feministe danezo-suedeze, ligjëruese, aktiviste për të drejtat dixhitale dhe redaktore në revistën daneze “Friktion”.[1] Holten studion letërsi në Universitetin e Kopenhagës.

Karriera

Redakto

Holten u bë e njohur në Danimarkë në 2014 kur ajo nisi fushatën kundër “revenge porn”/ pornos hakmarrëse. Në 2011 Emmës i vodhën foto të saj ku ajo ishte nudo, duke ia shpërndarë në Internet pa lejen e saj, dhe kjo e motivoi atë që të shdërrohej në një aktiviste për të drejtën e privatësisë në internet dhe një zë vokal në debatin feminist në Danimarkë. Si kundërpërgjigje ndaj materialeve eksplicite të saj, Holten kontaktoi fotografen daneze Cecilie Bødker që ti shkrepte disa foto të saja nudo, por këtë herë me lejen e saj. Projekti i titulluar “Consent” / “Leja” u publikua në revistën online daneze me titull “Friktion”.[2]

Që atëhere Holten ka zhvilluar shumë projekte me fokus dhunën me bazë gjinore,[3] bullizmin kibernetik, pornon kahmarrëse dhe feminizmin në tërësi. Midis shumë projekteve të saja janë projekti 1800.plus – 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, fjalimi në Tedx Talk “Çfarë mësova nga revenge porn: Të drejtat dixhitale janë të drejta të njeriut” [4]si dhe një sërë leksionesh mbi feminizmin dhe të drejtat dixhitale.

Në korrik 2016 stacioni televiziv gjerman RTL publikoi një histori mbi Holten që përmbante fotot nudo të Holten, pa marrë miratimin e saj për këtë gjë. Kjo solli kallëzimin penal nga Holten. RTL në fund i kërkoi falje publikisht Emmës dhe e kompensoi.[5]

Referime

Redakto
  1. ^ "Contact&About". Emma Holten (në anglishte amerikane). Marrë më 2017-07-25.
  2. ^ "En ny historie om min krop – Friktion". Friktion. 2014-09-01. Marrë më 2017-07-25. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "The 1800.plus project - 16 days of activism against gender-based violence". Emma Holten (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2019. Marrë më 2017-07-25.
  4. ^ TEDx Talks (2015-10-09), Learning from revenge porn: Online rights are human rights | Emma Holten | TEDxDonauinsel, marrë më 2017-07-25 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Tysk tv bragte ulovlige nøgenbilleder af Emma Holten: Nu får hun erstatning og en undskyldning". DR (në danisht). Marrë më 2017-07-25.