Empire State Building
40°44′54″N 73°59′09″W / 40.7484°N 73.9858°W
Empire State Building (ndërtesa e shtetit perandorak) është ndërtesa më e lartë në New York City. Për 41 vjet ishte edhe rrokaqielli më i lartë në botë. Adresa quhet 350 Fifth Avenue, New York, NY 10118. Ndërtimi i saj filloi më 17 mars 1930 dhe përfundoi më 1 maj 1931. Empire State Building është 381 metra e lartë dhe ka 102 kate. Në një ditë të kthjellët mund të shikohet deri në 130 km largësi dhe mund të vështrohen 5 shtete fqinje. Emri i saj rrjedh nga pseudonimi i shtetit New York, Empire State, që në gjuhën shqipe ka kuptimin shteti perandorak. Deri më sot Empire State Building është vizituar nga 117 milion vizitorë. Ka raste kur njerëzit tentojnë të vetëvriten duke kërcyer nga katet e sipërme.
Historia
RedaktoNdërtesa e shtetit perandorak u ndërtua në një kohë, kur shumë njerëz kishin filluar një garë për ndërtimin e ndërtesës më të lartë në botë. Ndërtimi zgjati 410 ditë dhe kur u përfundua presidenti amerikan Herbert Hoover e inauguroi duke i ndezur dritat më 1 maj 1931. Në kohën e përfundimit Amerika ndodhej në depresionin e madh. Për këtë arsye, në fillim shumë zyre kishin mbetur pa u lëshuar me qira. Kjo i bëri banorët e rrethinës ta quajnë në atë kohë edhe Empty State Building