Emrush Myftari (Pejë, 1907 - 1944) ka qenë antifashist dhe ndër vullnetarët e luftës civile spanjolle.

Biografia

Redakto

U lind në Pejë, djali i tretë i Haxhi Hysein Myftarit dhe Gjyle Balës. Gjyshi i babës së Hysenit ka zbritur prej fshatit Lutovë të Rugovës në Pejë dhe quhej Myftar.

Emrushi ndoqi shkollimin fillor në vendlindje, shkollimin e mesëm e ndoqi dhe e kreu në shkollën tregtaro-zejtare të vendlindjes nga 1920 deri më 1926. Së bashku me mikun e tij Veli Dedin kaluan ilegalisht kufirin drejt Shqipërisë, ku vitin akademik 1929/30 Myftari dha provimet e vitit të tretë në Liceun FrancezKorçës. Më pas zgjodhi të ndiqte Shkollën Ushtarake Mbreterore në Tiranë.

Ishte ndermj te te rinjeve vullnetar shqiptar qe shkuane ne Spanje per te luftuar ne mbrojtjen e Republikes(shih Vullnetaret Antifashist ne Luften e Spanjes) Gjate viteve te Luftes se Dyte Boterore mbajti qendrime Antifashist dhe ishte per bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Ne fund te Luftes, per shkak te pikepamjeve te tij per zgjidhjen e problemit kombetar te shqiptareve ne Jugosllavi, qe binin ndesh me politiken e PKJ, u vu nen mbykqyrjen e OZN-es; u arrestua 1944 dhe pushkatua me akuzen si agjent anglez.

Referime

Redakto