Emrush Xhemajli i lindur më 01.05.1959 në Komogllavë, Ferizaj. Xhemajli ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, 2008. I diplomuar në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës, Xhemajli nga vitit 1987-1998 ishte sekretar i përgjithshëm i LPK-së. Gjatë vitit 2000-2008 ishte kryetar i LPK-së. Xhemajli, ishte Ilustrator dhe gazetar në “Zëri i Kosovës” për një periudhë tre vjeçare. Përveç gjuhë së tij amtare, Xhemajli flet dhe gjuhën frënge, gjermane dhe serbe.