Energjia kimike
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Energjia kimike është potenciali që nje substance kimike t’i nënshtrohet një reaksioni kimik për t’u shndërruar në substanca të tjera. Shembujt përfshijnë bateri, ushqim, benzinë, etj. Ushqimi na jep energjinë e nevojshme për të cilën ka nevojë qeliza që të funksionojë. Ajo është energjia që ndodhet në lidhjet që bashkojnë mes tyre atomet që formojnë molekulat e ushqimeve, e quajtur energji kimike. Të gjitha substancat me të cilat ushqehemi, qofshin ato që vijnë nga kafshët/bimet permbajnë energji kimike që shfaqet si flakë dhe nxehtësi kur digjen ushqimet. Energjia që mund të përdoret nga qelizat përmbahet në molekulen e një sheqeri të thjështë, glukozës. Reaksioni i djegies së glukozës, që në qeliza çliron energjinë e nevojshme për veprimtarinë e tyre, quhet frymëmarrje qelizore. Fotosinteza është procesi me anë të të cilit bimet përdorin energjinë e diellit për të prodhuar oksigjen, duke u nisur nga CO2 dhe nga H2O, molekula organike të pasura me energji kimike si glukoza. Energjia kimike është energjia e rezervuar në lidhjet ndërmjet atomeve ose molekulave të lëndës. Kjo energji çlirohet, për shembull, në trajten e energjisë termike gjatë djegies së lëndeve të ndryshme.
Karburanti grumbullon energji kimike. Ai digjet brenda motorit të makines dhe e vë atë në lëvizje. Ushqimet kanë energji kimike dhe trupi ynë e përdor për të lëvizur dhe ruajtur nxehtësinë.