Engjëll Mashi lindi më 1758 dhe u nda nga jeta më 1821. Jurist arbëresh dhe studiues.

Mësimet fillore i kreu në kolegjin e Shën-Adrianit. Studimet për drejtësi i përfundoi në Napoli. Më 1807 botoi italisht veprën “Fjalë mbi zanafillën, doket dhe gjendjen aktuale të kombit shqiptar”, ku vë në dukje autoktoninë e shqiptarëve dhe prejardhjen e tyre nga pellazgët, si dhe kërkon që arbëreshët e Italisë të njihen nga shteti si një kombësi e veçantë. Vepra pati ndikim pozitiv tek arbëreshët e Italisë dhe rilindësit shqiptarë. Botimi i parë i saj u përkthye frëngjisht nga gjeografi i njohur Maltebrun duke i bërë të njohur shqiptarët në botën e jashtme.

Veprimtaria

Redakto

Në vitin 1807 shkruajti veprën për arbëreshtë e Italisë së jugut, mbi zakonet dhe traditat. Vepra quhej “Fjalë mbi origjinën, doket dhe gjendjen aktuale të Kombit Shqiptar”.