Entela Safeti Kasi
Entela Safeti Kasi - Poete, romanciere, përkthyese dhe eseiste. Është autore e librave “Ëndërr e paemër”,“Koha e Kalit”,“Pasion dhe Krim”, “Në këtë muzg pikëllimi”. Për veprën e saj janë shprehur kritikë vendas dhe të huaj. Është vlerësuar në Finlandë nga Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve të Letërsisë,(FIT), për “Përkthim letrar dhe të drejtat e autorit” në vitin2005.Poezia e saj është përfshirë në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”2001 dhe 2002, si edhe nga “Festivali Ndërkombëtar i poezisë në Izmir”i organizuar nga PEN International dhe PEN Qendra e Turqisë në vitin 2007, ku është lauruar me kupën e kristaltë të këtij festivali, midis poetëve të vitit. Është ftuar në aktivitet më të rëndësishme për letërsinë nga PEN International, dhe FIT, në Ballkan, Europë, SHBA, Azi, Afrikë, Kinë, Japoni, dhe në Korenë e Jugut. Është përkthyer në: Maqedonisht, Turqisht, Anglisht, Frëngjisht, Arabisht,etj, dhe është botuar në antologji dhe revista letrare në vende të ndryshme të botës. Ka sjellë në gjuhën shqipe romanin ‘Kujtime të Mirelës’ të Eugene Schoulgin dhe veprën e përzgjedhur të Casimiro de Britos, ‘Muzika e botës’. Ka përkthyer dhe botuar antologjinë e poezisë bashkëkohorë të autorëve PEN, ‘ Metafora që s’falen’, në shtëpinë botuese Serembe, Shkup. Aktualisht është Presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë dhe anëtare e bordit ‘In search Commite’, të PEN International. Është ftuar si shkrimtare e gjuhës shqipe nga Universitete te ndryshme në botë, si: Univeristeti i Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara, Universiteti i Haifas, Izrael, Universiteti i HANKUK, Seul, Univeristeti i Maltepe, Turqi, etj.
Entela Safeti Kasi | |
Fotoporteti | |
Emri | Entela |
Mbiemri | Kasi |
Lindur më | 13 gusht 1975 |
Lindur në | Korçë |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtare, përkthyese |
Studimet
SHKOLLIMI: 1‘Qendra e Studimeve Albanologjike’ -Shkolla e Masterit dhe Doktoraturës, Drejtimi ‘ Studime letrare’. 2) Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Komisionin e Europës, Fakulteti i Shkencave Sociale: Studime Pasuniversitare - Titulli: “ European Trainer “ – 2010-2011 Lëndët: Teori dhe Histori e Integrimit Europian, Institucionet e Europës, Sistemi politik në Europë, Integrimi Ekonomik Europian, Politikat e BE-së në Edukim, Të drejtat e njeriut dhe nënshtetësia në Europë, Metoda të Pedagogjisë dhe Integrimit, Vlerësim dhe matje e opinionit publik. Tema e studimit: Europa e kombeve dhe Shqiptarët;- Entela Kasi 3) Universiteti i Korçës: Fakulteti i mësuesisë, Dega- Anglisht, Titulli- Mësuese e gjuhës Angleze, dt. 14.07.1998, Nr. A-10 Bursa studimi jashtë vendit nga Këshilli i Evropës: 1) Bursë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Këshilli i Europës , Strasburg, 11 maj 2004 Certifikuar për ndjekjen e programit prej 40 orësh në Knutsford dhe Durham, UK. Tema: “Access, attendance,achievemnet: involving Roma/Gypsy and traveller parents in their Children’s learning” CoE 2004-22.0 2) Bursë nga Këshilli i Europës , Autoritetet Gjermane të Baden Wurttemberg dhe Akademia e Bad Wildbad, Gjermani. Strasburg- Bad Wildbad, qershor 2008. Certifikikuar per ndjekjen e programit prej 25 orësh me temë: “Edukimi ndërkulturor”, CoE 2008-13.0
Botimet
Poezi: 1) ‘Ëndërr e paemër’, Tiranë 1992 2) ‘Koha e Kalit’, Korçë 2000 3) ‘ Muzg Pikëllimi’ Shqip- Anglisht, Klubi Letrar 94, Tetovë, 2005, Maqedoni; me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë. Prozë: 1) ‘ Pasion dhe krim’- Roman, Vatra 2003, me mbështetjen e Minsitrisë së Kultursë së Maqedonisë 2) ‘Të korrat e krishtlindjeve’ – roman, ribotim, Botimet PEN Albania 2013
Përkthime:
1) ‘Metafora që s’falen’ – antologjie poezisë moderne, Serembe 2007, me mbështetjen financiare të Ministrisë së kulturës së Maqedonisë. 2) ‘Kujtime të Mirelës’, roman, Eugene Schoulgin, me grantin e përkthimit nga NORLA, 2009 3) ‘Muzika e botës’ Casimiro de Brito, poezi, Fitues i Unazës Poeteka 2008, me grantin e DGLB, Portugali për përkthimin.
Kritika: Romani "Të korrat e Krishtlindjeve", i cili që nga fillimi nis të na shpalosë tragjiken e një historie të një personazhi të gjetur në vorbullën e një kaosi, me shumë elegancë shndërrohet në një rrëfim për kaosin qe ka zënë brenda një popullatë të tërë, apo gjithë vendin. Herë me një ligjërim mimetik që i afrohet një realiteti të vrazhdë momental, e herë me një ligjërim metaforik me synim të zgjerimit të përmasave të rrëfimit diku larg në histori apo edhe me larg në mite të lashta, romani jep gjithë përmasën e kaosit apo të tragjikes, që ka goditur si nga qielli një popull dhe një vend. Ky është një roman i absurdit. Sapo të duket se autorja i gjen një shteg apo një fill kaosit nga e ka shpënë personazhin, si me magji mjegullohen të gjitha daljet, mbyllen të gjitha shtigjet dhe kaosi merr përmasen e vet rrënuese. Asnjë insistim për ta arsyetuar apo për ta heshtur. Një pamje e plotë, totale, me përmasat reale të tragjikes njerëzore. Dr.Basri Çapriqi
Ikja, largësia, në çaste është përmasash të paarritshme dhe bashkësia, hapësira, hapësira totale që ndjell përfytytrime të ngarkuara me mall, kujtim, dhembje të motshme, të djeshme, të artikuluara me gjeturi dhe origjinalitet. Në drejtim të kundërt, jo ikjeve, jo largësive,por shigjetim që vjen nga largësitë tek shpirti është dhembja. Ajo kurrë nuk merr arratinë drejt qiellit, kurrë. Dhembja nga shëmtia e botës përreth, ka çaste kur në vizionin e saj del i trandur, si tërbim vetëshkatërrues, gjatë ecjes përditë,gjatë ballafaqimit me të qenit, me ekzistencën, e që është dëshmi e sigurt për të nesërmen e letërsisë.
Prof.Dr. Ali Aliu
Ky roman, botuar në vitin 2003, edhe në këtë ribotim me ndryshime, pas 10 vitesh, është një prozë e ndikuar nga poetika e tragjikes, nga struktura e baladës. Kjo lëndë e hedhur në roman është një afresk. Në palcën e vet ky roman është një tragjedi. Dr. Sadik Bejko
“Të korrat e Krishtlindjeve” është një roman që duhet lexuar. Autorja Entela Kasi, e vetëdijshme për lëndën e pasur jetësore prej mitologjisë antike deri te ankthet moderne shqiptare, ka rigjetur mjeshtërisht teksturën e duhur duke aktualizuar në një rrëfim prekës e alucinant tragjeditë e padukshme të njerëzve dhe frymën konkrete të vitit të kobshëm 1997….” Dr. Virion Graçi
…” Vepra është në udhëtim tragjik, pa heroizëm, tek preken nivelet në fundin shoqëror. Është ajo gjendje kur zbathen të fshehtat e gjalla të jetës tek përjetohet simbolika e vdekjes dhe përvijohet një shpresë e re në teh të kohës që lëkundet. Besimi është kthyer në një dritë të zbehtë që nuk tregon shteg, por më tepër ngatërron kufijtë në dilemën e ekzistencës” Ndue Gjika
Fragment nga romani:“Të korrat e Krishtlindjeve” ...është prag Krishtlindjesh. Qytetin B, e ka tkurrur i ftohti njëlloj si muret e lëkurës që përpiqen të tërheqin sa më pranë vetes një jetë somnambul, që endet netëve të pafundme në vetvete pa lejuar të kapërcejë kufirin e saj. Atje flenë hijet e së shkuarës në dosjet e mbyllura. Në ëndrrat e njerëzve fle ‘Monumenti i Lirisë’ që nuk u ndërtua kurrë. Atje në qendër të sheshit të qytetit B, gjendet ende blloku prej betoni si muranë gjaku, në të cilin arkitekti u përpoq ta ndërtonte për të lartësuar lirinë në kohën e moskurrit. Dikur atje në atë shesh kishte qëndruar monumenti i diktatorit si kudo në sheshet e qyteteve të atdheut tim. Atje, mëngjeseve zgjohet makthi i jetës së mundimshme të banorëve në kufijtë e mbijetesës, njerëz të shfytyruar në një mjerim tërësor. Është dimër i acartë, stinë statike e botës së ngrirë në qytetit B. E vërteta e kumtit e një pranvere pa pritje…Atje jetojnë ngjarjet e vdekura. Varrezat janë pak më larg, në fushë, nën një breg buzë lumit. Aty prehen prej vitesh më të dashurit e mi. Vendosa ti telefonoja Edit. Më duhej ti thosha të vërtetën time. Si mund t’ia thosha këtë pikërisht atij? Përse duhej ta zgjoja atë? Për ti thënë të vërtetën se: ‘në këtë botë dhe në këtë jetë që jetojmë, as pushteti, as karriera, as pasuria dhe as fama nuk kanë rëndësi. Ato humbasin, sapo shfaqet vdekja, e njeriu është i pafuqishëm përballë saj’. Përmes atij fundi ajo që mbetet njëkohësisht me frymën e ikur, është dashuria, ajo dashuri me të cilën asnjëherë nuk ngopen jetët tona të mundimshme, ku dhimbja është mbretëreshë e përsosjes së qenies, dhe pikëllimi mbret i mohimit. Edipi im, do ta kuptonte sapo të mbërrinte në “Vilën e Bardhë”, menjëherë pas mesazhit tim, ‘jeta një moment kalimi nga toka nën tokë’
Lidhje të jashtme www.pen-international.org/centres/albanian-centre/ www.devolli.net/entela-safeti-kasi-profil.htm www.tvklan.al/emisioni.php?id=5991&fb_action.. www.dailymotion.com/.../x14xdow_pasdite-ne-tch-18-shtator-2013-pjes