Enver Beqiri
Enver Beqiri, Prof. Mr.sc.,[1] lindi më 7 mars të vitit 1933, ishte Drejtori i parë shqiptar i Shkollës së Lartë Ekonomike [2] në Pejë, synimi në rang të Fakultetit [3], i cili e kishte mbajtur këtë post në tre mandate jo të njëpasnjëshme, profesor i cili është pensionuar në vitin 1990, pas shërbimit të suksesshëm 40-vjeçar. Prof. Enver Beqiri vdiq më 9 shtator të vitit 2003.
Enver Beqiri | |
---|---|
U lind në | 7 mars, 1933 Pejë |
Vdiq | 9 shtator, 2003 Pejë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | edukator, ekonomist, patriot |
Biografia e shkurtër
RedaktoShkollën fillore dhe Gjimnazin e kreu në Pejë. Pas kësaj regjistroi studimet në Universitetin e Beogradit. Ishte i punësuar si mësues në Shkollën fillore në Deçan, e pastaj kaloi në punët Administrative si Sekretar në Këshillin Komunal në Pejë. Në atë kohë ishte pjesëmarrës në punimin e elaboratit për themelimin e Shkollës së Lartë Ekonomike-Komerciale në Pejë, i cili elaborat është realizuar në vitin 1960. Në këtë mënyrë, Enver Beqiri bëhet punëtori i parë i kësaj shkolle të posa hapur dhe në fillim mbulon vendin e punës Sekretar i shkollës. Është i evidencuar me numër rendor 1 (një) në Librin amëz të punëtorëve të Shkollës së Lartë Ekonomike (tashti Fakulteti i Biznesit). Kjo është edhe arsyeja që së pari shkruajmë për biografinë e Enver Beqirit.[4]
Në ndërkohë, Enver Beqiri diplomon në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe më vonë edhe magjistron në Universitetin e Beogradit. Në vitin 1984 në Universitetin e Mariborit në Slloveni i është lejuar disertacioni i doktoranturës me titull: “Roli i marketingut në ekspansionin e organizimit të ekonomisë së tregut në Kosovë”, të cilin e përgatiti në 450 faqe, por nuk arriti që ta mbrojë për shkak të pengesave shëndetësore.
Aktiviteti mësimor-pedagogjik
RedaktoGjatë karrierës së tij të susksesshme të profesorit universitar, Enver Beqiri ka ligjëruar lëndët mësimore:
- Organizimi i ndërmarrjes,
- Bazat e mbrojtjes popullore I dhe II,
- Analiza afariste e ndërmarrjes.
Librat dhe tekstet universitare të botuara
RedaktoMr.sc. Enver Beqiri ka përgatitur dhe botuar dispensat për studentë:
- Organizimi i ndërmarrjes I, 160 fq., SHLEK, Pejë, 1975
- Organizimi i ndërmarrjes II, 142 fq., SHLEK, Pejë, 1976
- Organizimi i ndërmarrjes III, 121 fq., SHLEK, Pejë, 1975
- Analiza afariste në ndërmarrje I, 360 fq., SHLEK, Pejë, 1980
- Analiza afariste në ndërmarrje II, 335 fq. SHLEK, Pejë, 1981
Poashtu i është botuar edhe libri universitar:
- “Organizimi OPB”, 425 fq., SHLEK Pejë, 1979
Aktiviteti profesional dhe shkencor
RedaktoMr.sc. Enver Beqiri ka marrë pjesë në shumë seminare dhe tubime shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë drejtor i sukseshëm i Shkollës së Lartë Ekonomike për tre mandate dhe ka merita të mëdha për hapjen dhe suksesin e Shkollës së Lartë Ekonomike në Pejë.
Referime
Redakto- ^ "Prof. Mr.sc. Enver Beqiri". Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2009. Marrë më 1 qershor 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shkollës së Lartë Ekonomike". Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2002. Marrë më 1 qershor 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Synimi në rang të Fakultetit". Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2009. Marrë më 1 qershor 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mr.sc. Enver Beqiri, në pozitën e drejtorit (foto nga data 01.09.1978)