Envera Selimoviq  është një gazetare dhe veprimtare e shquar nga Bosnja dhe Hercegovina. Aktualisht Envera Selimoviqi është Përfaqësues i Kombeve të Bashkuara Departamenti i Informimit Publik në Azerbajxhan. Në emërimin e saj, ajo ishte përshkruar si "një nga gazetaret më të njohura dhe të respektuara në Bosnje."[1] Selimoviqi ka diplomuar Politologji në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë. Pas diplomimit, ajo ka punuar në TV Sarajevë, Radio "202" , dhe pastaj në Radio Sarajevë.

Biografia

Redakto

Në vitin 1992, kur shpërtheu lufta në Bosnje, Envera u kthye për të punuar në televizion dhe për gati tre vjet ka punuar si drejtor i rrjetit prezantues të lajmeve dhe për mediumet e huaja në Televizionin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në fund të vitit 1994 ajo ishte caktuar për të punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kreu i New York/Washington, D.C. Byrosë për Radio dhe Televizionet e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Selimoviqit iu dha bursë për studime pasuniversitare nga qeveria Amerikane, dhe ajo mban diplomë master në politikë publike ndërkombëtare nga Shkolla Paul H. Nitze e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) në Johns Hopkins University, Uashington.

Nga fundi i vitit 1999, Selimoviqi u kthye në Sarajevë, dhe për tre vitet e ardhshme ajo ka punuar në Televizionin e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke krijuar një emision thjesht të quajtur Intervistë. Përveç intervistave ekskluzive me personalitetet më të famshme të liderëve të vendit, rajonit dhe të mbarë botës, ajo gjithashtu ka intervistuar edhe personalitete të shumta të botës intelektuale ashtu si edhe nga sfera e mendimit filozofik.

Në vitin 2001, Selimoviq ishte shpallur gazetarja femër e vitit në Bosnje.[2]

Në mars të vitit 2003, ajo u largua Bosnja dhe Hercegovina dhe u zhvendos në Tbilisi për të kryer punën si Zëdhënës i Kombeve të Bashkuara Misioni Vëzhgues në Gjeorgji (UNOMIG). Për tre vitet e ardhshme ajo do të ishte përgjegjës për Misionin strategjik të komunikimit dhe këshillimit të Shefit të Misionit për iniciativat dhe aktivitetet e informimit publik.

Në tetor të vitit 2006, Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Annan, emëroi Selimoviqin si Përfaqësues i OKB-së për Departamentin e Informimit Publik në Baku, Azerbajxhan.[2]

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto