Epikteti
Epikteti lindi rreth vitit 50 në Frigji (Turqi e sotshme – Hierapolis) dhe besohet të ketë jetuar gjer në mes të viteve 125-130. Ky nuk është emri i tij i vërtetë por vetëm një "nofkë" që rrjedh nga fjala greke epiktetos, skllav, shërbëtor dhe është me prejardhje nga familje skllave, ai megjithatë mundi ti ndjek mësimet filozofike të stoikut Musonius Rufus. Epikteti, pasi iu shit mizorit Epafroditit, u lirua nga Neroni dhe filloi të jap mësim dhe kështu të përhapë tezat stoike gjer në vitin 90 duke u bë kështu, me Mark Aurelin dhe Senekun, njëri ndër më të njohurit e stoicizmit të ri. Na, e njofim sot veprën e tij duke falënderuar Flavius Arien-in nga Nikomedia, nxënës dhe përkrahës i mësuesit të vet, që me një stil të drejtë dhe pa teorizime tuboi dhe i publikoi tetë libra të quajtura « Takimet » nga të cilët fatkeqësisht janë ruajtur vetëm katër si dhe « Manueli » (Doracaku).
Me vendimin e Domitienit për ti përzënë filozofët nga Roma, Epikteti gjeti strehim në Nikopolis, të Epirit, ku edhe besohet të ketë vdekur brenda viteve 125-130. Epikteti njohu, nëpërmjet të mësuesit të vet Rufusit, Zenonin dhe Krisipin por u inflencua shumë edhe nga Sokrati, Diogjeni e Aristoteli. Nga krejtë këto njohuri, ai ndërtoi dhe pasuroi stoicizmin me një hije të « petkut » romak. Në veprat e Epiktetit, në qendër të interesit dhe trajtimeve është çështja morale dhe definimi i mirësisë. Ai pohonte se njeriu është shum i kufizuar dhe se gjithësinë e kanë në dorë Perënditë dhe sundimi i tyre mbi çdo gjë është i pagabueshëm. Njeriu nuk mund as të kontrolloj dhe as ta dij nga para rrugën e vet, prandaj, duhet të pranoj pafuqinë e vet para fatit dhe pasiqë është i dobët në këtë aspekt, ai duhet të jetë tolerant përballë dobësive dhe mungesave të tjetrit. Ai gjithashtu ngrinte lartë lirinë e pashoqe të njeriut i cili, i robëruar, i nxënë në hekura o i torturuar, mbetet zot i vetvehtes. Konceptet fondamentale që përbëjnë më tutje doktrinën e Epiktetit janë :
- dëshira racionale, e menduar dhe shqyrtuar mirë e nga gjërat që varrën nga vet njeriu ;
- gjakftohtësia - qetësia e shpirtit që nuk turbullohet nga asgjë e që nuk frikohet e as nuk dëshiron gjë dhe kështu arrin të fuqinë që të vendos vet për gjykimin që sjellë ;
- Rezonimi që do të thotë përputhje me rregullin natyror që kaplon mbarë gjithësinë ;
- Perëndia dhe kuptimi stoik "Zoti baba i njerëzimit" që vendos një lidhje shpirtërore logjike në mes njeriut dhe Zotit.