Një epilog (nga greqishtja ἐπίλογος epílogos, "përfundim" nga ἐπί epi, "përveç" dhe λόγος logos, "fjalë") është një pjesë e shkrimit në fund të një vepre letrare, që zakonisht përdoret për të mbyllur punimin.[1] Ajo paraqitet nga perspektiva e brenda tregimit. Kur autori hyn dhe flet drejtpërdrejt me lexuesin, kjo konsiderohet më mirë si pasthënie. E kundërta është një prolog - një shkrim në fillim të një vepre letrare ose drame, që përdoret zakonisht për të hapur tregimin dhe për të tërhequr interesin.[2] Disa zhanre, për shembull programet televizive dhe video-lojërat, e quajnë epilogun një "outro" të modeluar në përdorimin e "intro" për "hyrje".

Foto e Epilogut nga Moby Dick ose, Balena, nga Herman Melville.

Epilogët zakonisht vendosen në të ardhmen, pasi të përfundojë historia kryesore. Brenda disa zhanreve mund të përdoret për të lënë të kuptohet për këstin e ardhshëm në një seri punimesh. Përdoret gjithashtu për të kënaqur kureshtjen e lexuesit dhe për të mbuluar çdo fund të lirë të tregimit.[3]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Definition and Examples of Literary Terms: Epilogue". Literary Devices Website. 2014. Marrë më 19 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Definition and Examples of Literary Terms: Prologue". Literary Devices Website. 2014. Marrë më 19 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Epilogue – Examples and Definition of Epilogue". Literary Devices (në anglishte amerikane). 28 gusht 2013. Marrë më 11 maj 2021.