Eqrem Beci
Eqrem Beci lindi në Shkodër më 1929, ku mbaroi shkollën e mesme. U diplomua inxhinier për shpim-shfrytëzimin e vendburimeve të naftës e gazit në Institutin e Naftës e Gazit në Bukuresht, më 1953. Është ndër kuadrot e parë të lartë të kësaj fushe. Në periudhën 1953-1971 punoi në industrinë e naftës, duke qenë ndër drejtuesit kryesorë teknikë të saj. Me veprimtarinë intensive operative dhe studimore ka dhënë një kontribut me vlerë në zhvillimin e këtij sektori. Është autor e bashkautor i mjaft studimeve dhe i zbatimit të metodave të shfrytëzimit dhe intensifikimit të nxjerrjes së naftës e gazit. Ka kryer mjaft udhëtime studimore në Rumani e Hungari.