Eremiti - Murg i krishterë që jeton i vetmuar dhe në kushte të vështira.

Eremiti (nga greqishtja ἔρημος ēremos, që do të thotë "shkretëtirë", "vend i pabanueshëm", rrjedhimisht "banor shkretëtire") është një njeri që jeton pak a shumë i vetmuar dhe larg nga shoqëria.

Në krishterim, ky term u përdor në fillim për një të krishterë që bënte jetë eremiti për shkak të besimit fetar, sipas Teologjisë së Shkretëtirës në Besëlidhjen e Vjetër, (d.m.th., dyzet vitet e rrugëtimit në shkretëtirë që nënkuptonin të sillnin një ndryshim të gjendjes shpirtërore).