Erida Gjini, lindur më 1983, është kërkuese shkencore në fushën e biomatematikës dhe epidemiologjisë teorike. Gjithashtu është drejtuese kërkimesh në Institutin Gulbenkian të Shkencës në Portugali.

ArsimiRedakto

Erida ka studiuar në gjimnazin "Dhaskal Todri", në Elbasan dhe në Kolegjin e Botës së Bashkuar të Adriatikut në Duino, Itali gjatë viteve 2000–2002.(www.uwc.org). Studimet universitare dhe pasuniversitare i ka kryer në UUniversitetin e Utrehtit (Utrecht University College) në Holandë specializuar në shkenca matematike (www.uu.nl). Gjithashtu është fituese e bursës "Kelvin-Smith" për doktoraturë në biologjinë matematike dhe epidemiologjinë teorike të sëmundjeve infektive në Universitetin e Glasgout (www.gla.ac.uk), në Mbretërinë e Bashkuar.

KarrieraRedakto

Në 2012, Erida filloi kërkimet hkencore postdoktorale në Institutin Gulbenkian të Shkencës, në Portugali. Ajo është kërkuese e pavarur dhe drejtuese e grupit të modelimit matematik të proceseve biologjike në këtë institut që prej 2015. [1]

ReferimetRedakto