Erion Braçe
politikan
Erion Braçe (Tiranë, 2 prill 1972) është deputet i PS-së dhe Zëvendëskryeministri i Shqipërisë.
Erion Braçe | |
---|---|
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë | |
Në detyrë 17 janar 2019 – në detyrë | |
Paraprirë nga | Senida Mesi |
Pasuar nga | në detyrë |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 2 prill 1972 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | shqiptar |
Partia politike | PS |
Biografia
RedaktoEdukimi
RedaktoAi u diplomua në Universitetin e Tiranës, tek Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë.
Veprimtaria profesionale
RedaktoBraçe punoi si gazetar në gazetën Zëri i Popullit midis viteve 1993-1997 dhe shërbeu si Kryeredaktor i gazetës nga 1998–2007.[1]
Veprimtaria politike
RedaktoNë 1994, Braçe u bë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Midis 1997-2001 ai ishte anëtar i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Privatizim. Ai është zgjedhur si anëtar i Kuvendit shqiptar për gjashtë legjislatura dhe më parë ka shërbyer si Kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Financa. Ai u emërua Zëvendëskryeministër më 28 dhjetor 2018[2] dhe u konfirmua me një dekret presidencial në 4 janar 2019.
Referime
Redakto- ^ "Erion Braçe". www.ps.al. Marrë më 2019-08-31.
- ^ Telegraf, Gazeta (2018-12-28). "Erion Braçe zv/kryeministër/ Të gjithë ministrat që ikin dhe emrat e rinj". Gazeta Telegraf. Marrë më 2019-08-31.