Erleta Mato
Erlehta Mato (1955, Tiranë) është mësimdhënëse shqiptare, doktore shkencash dhe profesore universiteti.[1]
Biografia
RedaktoErleta Çelmeta Mato lindi në Tiranë, ku mori arsimin fillor dhe të mesëm. Studoi gjuhën shqipe e letërsinë në Universitetin e Tiranës, ku kreu edhe kursin pasuniversitar pedagogji me psikologji. Mori pjesë në shumë kurse trajnimi në Shqipëri dhe vende të ndryshme në Evropë dhe SHBA. Shquhet për karrierë profesionale të pasur. Fillimisht ishte mësuese, pastaj lektore, mësimdhënëse dhe drejtuese e studentëve pasuniversitarë (magjistraturë, doktoratë) në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, përkatësisht në atë të Tetovës. Në vitin 2002 zgjedhet drejtoreshë e Institutit të Studimeve Pedagogjike. Si eksperte ndërkombëtare u angazhua për hartimin e kurrikulës së re (për edukimin qytetar) në Kosovë. Ishte ose është anëtare apo drejtuese e disa organizmave shkencore, profesionale, botuese. Interesi i saj profesional-shkencor shtrihet në disa fusha, siç janë: politikat arsimore, shkencat e edukimit, edukimi qytetar dhe të drejtat e njeriut, arsimi parashkollor, vlerësimi dhe kërkimi shkencor. Botoi një varg studimesh shkencore brenda i jashtë vendit, hartoi projekte e programe mesimore, tekste shkollore etj.[2]
Publikime
Redakto- "Pedagogji" (1995),
- "Edukata shoqërore" (1996)[3]
- "Fëmijët nën 6 vjeç" (1997),
- "Si të jesh një prind i mirë" (2000),
- "Parashkollorëť" (2007),
- "Klasa përgatitore" (2008)
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor enciklopedik i edukimit. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Fakulteti i Edukimit. ISBN 978-9951-00-320-9.
- ^ "Personeli Akademik i Departamenti të Pedgogjisë dhe Psikologjisë - LOGOS". www.kulogos.edu.al. Marrë më 2024-04-21.
- ^ Mato, Erleta (1996). Edukata Shoqërore 2. Shtëpia Botuese e Librit Shkollor.