Ermira Statovci
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ermira Statovci lindi në vitin 1985 në Prishtinë, në një familje me traditë në kultivimin e karatesë.
Ermira Statovci | |
---|---|
U lind në | 29 nëntor 1985 Prishtinë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | sportiste, karateiste |
Është absolvente e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës.
Me karate ka filluar të merret në vitin 1996. Gjatë karrierës së deritashme ka qenë shumë herë kampione e Kosovës në luftra dhe kata dhe fituese e medaljeve të arta në shumë gara kombëtare e ndërkombëtare.
Sukseset e saj më të mëdha janë medaljet e arta në kampionatin e hapur evropian të Asociacionit Ndërkombëtar të Karatesë (IKA), të themeluar nga mjeshtri i madh Takajuki Kubota 10 Dan në vitin 2004 në Shkup dhe në Kupën botërore të karatesë për fëmijë, të rinj dhe kadetë në vitin 1998 në Mishkolc (Hungari), në kohën kur kjo ishte garë zyrtare e Federatës Botërore të Karatesë (WKF).
Vitet e fundit në mënyrë më intensive merret me teorinë e karatesë.
Është anëtare e përfaqësueses së Kosovës dhe Shqipërisë në karate dhe refere kombëtare.
Ermira Statovci është mjeshtër i karatesë i shkallës së tretë (3 Dan).