Ermonela Felaj ka lindur në Berat më 9 Nëntor 1976. Në korrik 1999 ka perfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Magjistraturës si “Magjistrate Prokurore”. Ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier dhe Berat deri në vitin 2009. Znj. Ermonela Valikaj Felaj është zgjedhur për dy mandate deputete për Qarkun e Beratit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 si dhe ne ato te vitit 2013. Gjithashtu ka qënë anëtare e “Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, “Komisionin e Sigurisë Kombëtare” si dhe “Keshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve” në Kuvendin e Shqipërisë. Është Ministre e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ermonela Valikaj është një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017.[1] Ai i përket Partisë Socialiste, e cila ka fituar dhe mazhorancën në këto zgjedhje.

Referime dhe shënime

Redakto