Ernst Abe
Ernst Abbe (lexo: Ernst Abe), lindi më 23 janar të vitit 1840 në Ajzenbah, Gjermani dhe vdiq më 14 janar të 1905 në Jena, Gjermani. I përket fizikanëve që kanë studiuar optikën, në mënyrë të veçantë optikën e zbatuar. Më 1870 u emërua profesor i fizikës teorike në Universitetin e Jenës. Po atë vit formuloi ligjin e sinuseve në optikën gjeometrike, që luajti një rol të madh në optiken e zbatuar. Më 1872 ai shpuri më tej teorinë e shëmbëllimit në mikroskop dhe ishte i pari që vendosi kondesatoein në mikroskopin optik. Më 1886 pranoi të punojë si mjeshtër shkencor për kërkimet optike në ndërmarrjen e dëgjuar të Karl Zais për përgatitjen e aparateve optike dhe të xhamave të syzeve. Pas vdekjes së Karl Zais më 1888, ai mori në dorë udhëheqjen e kësaj ndërmarrjeje. Abe Ernest ka dhënë ndihmesë të çmuar në ndërtimin e aparateve të ndryshme optike.