Eroll Velija
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Eroll Velija lindi më vitin 1959 në Tetovë. Studimet për Fakultetin Pedagogjik të (mësuesis) i kreu në Shkup. Jeton në Tetovë. Me letërsi filloi të merrej qysh si nxënës i shkollës fillore. Shkruan për të rritur dhe fëmijë, në poezi dhe prozë. Ka punuar si bashkëpunëtor-gazetar në gazeten “Flaka” dhe revistat për fëmijë:”Gëzimi” dhe “Fatosi”. Në konkursin letrar tradicional i “Gëzimit” i mbajtur më 5 mars të vitit 2000 juria për pjesë skenike “Nata e Vitit të Ri” u nderua me çmimin e dytë.
Profesor Erolli botoi nëntë vepra. Vepra e parë është “Rrugët e Fatit” poezi-1995; “Kush e zgjoi Pranverën” fabula-1995 (ribotuar1996); “Çudirat Nën vezullimin e Yjeve” fabula-1996; “Fluturat në pafundësi fluturojnë”tregime-1996; “Përrallëzat e netëve të gjata” fabula-1997 Prishtinë; “Kur Sendet përmbysin heshtjen” fabula-1999; “Njeriu dhe bota që s’flet” fabula-2000;“Dashuria e hidhur” poezi-2002;Publicistik: “Kodi enigmatik i universit” shkenca dhe Kur’ani-2009; dhe “Rendi i ri botëror” publicistik"2011 dhe "Të dua e panjohur" libri i njëmbëdhjetë.