Ervin Bushati

politikan nga Shqipëria

Ervin Bushati Arkivuar 26 tetor 2020 tek Wayback Machine ka lindur në Tiranë më 15 Tetor 1975.  Që prej vitit 2014 ai shërben si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Z. Bushati ka kryer studimet “Bachelor” në universitetin  “DePaul University” Chicago, Illinois, USA, ku  në qershor të vitit 1999 është diplomuar  për Financë/ Ekonomi. Në qershor të 2000 ka përfunduar specializimin profesional “Distributive Systems” IT/Financë në të njëjtin universitet.

Ervin Bushati

Aktualisht, Ervin Bushati shërben si kryetar i degës së Partisë Socialiste në Tiranë, bashkëdrejtues politik i Qarkut Tiranë dhe Sekretar i Grupit Parlamentar të PS.

Biografi Redakto

Z. Bushati ka përfunduar studimet në qershor 1999 ku është diplomuar në universitetin “DePaul University” Chicago, Illinois, USA për Financë/ Ekonomi (B.S). Në qershor të 2000 ka përfunduar specializimin professional “Distributive Systems” IT/Financë në të njëjtin universitet. Gjatë periudhës 2002-2013 Z. Bushati ka qënë themelues dhe administrator i kompanisë “Bushati Konstruksion” sh.p.k. Për një periudhë një vjeçare, nga 2001-2002 ka qënë praktikant në “Chicago Board of Option’ Exchange”, si përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit elektronik dhe software-in e përdorur në aktivitetet e përditshme tregtare, shërbimin e ndërlidhjes mes agjentëve institucional të mallrave dhe zyrave tregtare të CBOE.


Nga Prilli 1999 deri Dhjetor 1999 ka qënë asistent i kërkimeve shkencore për Dr. Linda Alwitt, ‘Departamenti i Marketingut’, “DePaul University”, Chicago USA dhe hulumtues në “Consumer Reaction to Suspense and Curiosity” reklama, përgjegjës për zhvillimin e intervistave dhe subjekteve në Ortex, mbledhjen e posatçme e të të dhënave të projektuar për përpunimin e software, hedhjen dhe analizimin i të dhënave në SPSS dhe SAS, hulumtimi dhe përpunimi i të dhënave për anëtarët e fakultetit.

Prej vitit 2014 është Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave si dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme, ndësa më herët nisur prej vitit 2011 Z.Bushati ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës


Gjithashtu Z.Bushati përveçse deputet në Kuvendin e Shqipërisë, që prej vitit 2017 është Sekretar i Grupit të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë si dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë (Byroja e Kuvendi i Republikës së Shqipërisë). Pësa i përket aktivitetit politik Z.Bushati është njëkohësisht Kryetar i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE, Strasburg); Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-USA; Kryetar i Këshillit të Mbikqyrjes Financiare (Asambleja e Partisë Socialiste); Sekretar i Këshillit Ekonomik, (Asambleja e Partisë Socialiste).

Aktualisht, Ervin Bushati shërben si kryetar i degës së Partisë Socialiste në Tiranë, bashkëdrejtues politik i Qarkut Tiranë dhe Sekretar i Grupit Parlamentar të PS.



Z. Bushati është njohës shumë i mirë i 5 gjuhëve të huaja: Anglisht, Italisht, Greqisht, Spanjisht dhe Frëngjisht.

Aktiviteti Legjislativ: Redakto

2011-2014:

  • Anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë
  • Komisioni i Ekonomisë dhe Financave


2014-2017:

  • Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
  • Komisioni i Ekonomisë dhe Financave
  • Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin


2017 e në vazhdim:

  • Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
  • Komisioni I Ekonomisë dhe Financave
  • Komisioni për Politikën e Jashtme

Aktiviteti Politik: Redakto

2012-2016:

  • Sekretar i Këshillit Ekonomik, Asambleja e Partisë Socialiste

2017 e në vazhdim:

  • Sekretar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë
  • Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë, Byroja e Kuvendit të Shqipërisë
  • Kryetar Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE, Strasbourg
  • Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-USA
  •  Kryetar i Këshillit të Mbikëqyrjes Financiare, Asambleja e Partisë Socialiste


2020 e në vazhdim:

  • Kryetar i Partisë Socialiste, dega Tiranë
  • Bashkëdrejtues politik i Qarkut të Tiranës (PS)

Aktiviteti  Ekonomik: Redakto

Shtator 1997-prill 1999:

  • Asistent në kërkime shkencore për Dr. Linda Alwitt, “DePaul Univensiy” USA

Prill 1999-dhjetor 1999:

  • Chicago Board of Options Exchange” me “Charles Schwab”, Chicago, IL, USA

1999-2000:

  • Diplomuar në Financë/Ekonomi- “DePaul University” Chicago, Illinois, USA, -GP.A  3.4/4.o
  • Specializim profesional “Distributive System” IT/Financë- DePaul  University” USA

2017-në vazhdim:  

  • Anëtar Bordi Fandacioni “Qemal Stafa”

2017-në vazhdim:  

  • Anëtar Bordi Fondacioni “Gramoz Pashko” UET

2016-2019:

  • Anëtar Bordi “Universiteti  Katolik Zoja e Këshillit të Mirë”