Etno Fest
Etno Fest është një ngjarje kulturore qe mbahet në fshatin Kukaj të Komunës së Prishtinës gjatë periudhës së verës. Festivali ka një karakter multimedial, me tre programe të bazuara në traditë: shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte, rite arkaike dhe shfaqje bashkëkohore me një përmbajtje të bazuar në traditë. Themeluesi i Etno Festit është Fadil Hysaj. [1]
Përmbledhje
RedaktoFestivali zë fill në vitin 2009 kur në fshatin Kukaj (një fshat me vetëm tre shtëpi banimi) xhirohej filmi “ Gomarët e kufirit “ ku pas përfundimit të xhirimeve, aktori Bislim Muçaj, i mrekulluar nga pamjet magjike të këtij fshati të braktisur e blen një shtëpi rrënojë dhe e fton shokun e tij, profesorin e artit skenik, Fadil Hysaj që ta vizitojë këtë fshat. I maxhepsur me bukurinë e këtij fshati Fadil Hysaj e blen një tokë me shtëpi të cilën e veshë me gurë, ndërsa shtëpinë e vjetër që përdorej si ahur për kafshë në vitin 2010 do ta ktheje në Etno Teatrin e parë në Kosovë. Rregullimi i oborrit, duke e respektuar reliefin kodrinor, imponuan kriimin e kaskadave të cilat, i dhanë formën dhe idenë e ndërtimit të një amfiteatri të ardhshëm në të cilin në shtator të vitit 2011 do të fillojë ngjarja më e madhe kulturore Etno Fest, festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale. Artistë të tilla si:aktorë, valltarë, muzikantë, gatues, piktorë dhe fotografë tregojnë krijimin e tyre artistike nën një qiell të hapur. Brenda EtnoFest ekziston një festival i vogël i quajtur Agro Fest dhe është bërë posaçërisht për ushqim tradicional shqiptar. shtëpia më e vjetër e kësaj ane shërben gjatë festivalit si vend autokton për biseda odash, promovime librash, etno performanca, ekspozita dhe shfaqje teatrore. [2] [3]