Etruskishte - toskërishte
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Etruskishte - toskërishte Gjinia: Histori, gjuhësi. Autori: Niko Stylos. Shqipëroi: Llambro Ruci. Shtëpia botuese: Ëest Print. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 320. ISBN 978-99956-37-58-3
Niko Stylos, edhe ai arvanit, jo vetëm që nuk beson se arvanitasit janë të ardhur nga Shqipëria në Mesjetë në Greqi, por ato janë autoktonë atje dhe ka bindjen në të kundërtën e ndodhur në Lashtësi.
Ilirët në viset e Shqipërisë e kanë prejardhjen nga Thiva e Beotisë. Siç e dimë, i pari apo themeluesi i tyre ka qenë Iliri, i biri i Kadmit, mbretit të Thivës (Tebës), prej të cilit morën edhe emrin.
Duke u përpjekur të provojë vërtetësinë e këtyre sa përmendëm më lart, Stylos merret me mbishkrimet shumë të lashta të shkruara në alfabetin jonik, të cilat deri më sot nuk janë lexuar. Në këto mbishkrime shpjegimin e gërmave të panjohura e gjen në alfabetet e njohur të Epirit që na kanë arritur deri në ditët tona. Nëpërmjet përdorimit të këtyre gërmave të panjohura zbërthehet lehtësisht enigma... na dalin përpara tekste të përsosura në gjuhën shqipe...