Euriti
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Euriti (greqisht: Εὔρυτος, Latin: Eurytus) - mbreti ehalas, mësuesi i Herakliut në gjuajtje me hark.
E konsideronin shigjetar më të mirë me hark në botë. Të bijën Jolën flokëkuqe, donte ta martonte vetëm për atë i cili e fiton në gara me hark. Kur, më në fund, pas përpjekjeve të kota të shumë krushqarëve, i shkon përdore Herakliut, e konsideron për fyerje e jo nderë që e ka kaluar nxënësi i tij dhe e dëbon turpshëm. Heraikliu shkoi, por nuk e harroi gjestin e Euritit e as Jolën e bukur. Pas shumë viteve me shokët e vet u nis kundër Ehalisë, e rrafshoi me tokë, Jolën e rrëmbeu dhe Euritin e vrau.
Euriti tjetër ishte Gjigant dhe mori pjesë në kryengritjen kundër zotërave olimpikë. Në betejë e trulloi Dionizi, zoti i verës, ndërsa Herakliu e vrau.
Nga antika na janë ruajtur përafërsisht dhjetë vasa me pamjen Herakliu me mbretin Eurit. Dy më të lashtat (nga shek. VII-VI para e.s.) gjenden në Muzeun Arkeologjik në Madrid dhe në Luvër të Parisit, tri nga shek. VI-V para e.s. poashtu në Luvër, ndërsa të tjerat në Muzetë e Athinës, Palermos dhe të Nju Jorkut.