Europa është një gazetë e përmuajshme, e shtypshkruar dhe elektronike, që synon të sjellë më pranë qytetarit shqiptar Europën e Bashkuar dhe procesin e integrimit europian.

Ajo botohet nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare (AIIS), në kuadër të fushës prioritare të NOSA-s “Integrimi Europian”. Gazeta informon në lidhje me vendet anëtare të BE-së dhe strategjitë që zbatohen sot në gjirin e shoqërisë shqiptare për të ardhmen europiane të saj. Duke informuar dhe nxitur debatin, ajo i drejtohet gazetarëve, shoqërisë civile, rretheve akademike, komunitetit të biznesit si dhe publikut të gjerë të përfshirë në sfidat e integrimit europian. Struktura e gazetës është e ndërtuar në disa rubrika: kryeartikulli, lajme nga BE, zhvillimet në rajonin e Ballkanit, integrimi europian, perceptime dhe realitete, komente dhe opinione, intervista, analiza dhe kuriozitete nga BE.

Gazeta Europa del ditën e fundit të çdo muaji. Ka 16 faqe të formatit A3 prej të cilave 4 janë me ngjyra dhe tirazh prej 10-15 mijë kopje. Shpërndahet në institucione qendrore e vendore në Tiranë e në rrethe, në shkolla të larta e të mesme, në media dhe shoqërinë civile si dhe në pikat e shpërndarjes së shtypit si dhe në formë elektronike.



Lidhje të jashtme Redakto