Ky term ka të bëj me ndryshimin e nivelit të ujit të deteve dhe oqeaneve. Ndryshimet lokale të nivelit të detit vlerësohen nga modelet lokale dhe shkaktohen nga faktorë lokal të tilla si izostazia, orogjeneza dhe epirogjeneza. Sipas kohës kur kanë ndodhur, ato veçohen në: lëvizje të peiudhave të kaluar gjeologjike ose të lashta, - të Neogjen-Kuaternarit ose të reja (neotektonike) dhe - të sotme ose bashkëkohore.[1] Shumica e shkaqeve kanë të bëjnë me ndikimet globale klimatike, të cilat reflektohen me përparimin apo tërheqen e akujve dhe akullnajave, si dhe me ngjarje madhore të malformimeve dhe ndryshimeve izostatike në pllakat e kores tokësore. [2]  Ndryshimet në nivelin e detit janë të rendit 1-100 m dhe në aspektin kohore përkojnë me ndryshime në volumin e basenit oqeanik gjatë kohëve gjeologjike prej 104 dhe 108 vite.[3] Niveli mesatar glodal i detit dhe oqeneve shpesh quhet niveli eustatik i detit.[4]

Gjatë dekadave të para të shekullit të 20-të, u propozua se shumica e oshilacioneve të nivelit të deteve, për Quaternarin i përkisnin glacio-eustazisë. Ndryshimi i këtij niveli i dedikohej përgjigjeve të sasisë së ujit të depozituar në akujt dhe akujnajave gjatë fazave ripërsëritëse të akullzimit dhe ndërakullzimit. Në kulmin e akullzimeve të Pleistocenit niveli i oqeanit botëror ishte rreth 130 m më i ulët sesa ai i sotmi.[5]

Orogjeneza mbetet një faktor lokal i rëndësishëm në ndryshimin e nivelit të deteve. Ajo quhet ndryshme eustazia orogjenike. Ajo shpreh ndryshimin e nivelit të deteve si rrjedhojë e ndryshimit të volumeve të baseneve oqeanike të rezultuara nga orogjeneza (malformimi).

Megjithëse glacio-eustazia është faktori më i rendësishëm që ka ndikuar nivelin e deteve dhe oqeaneve gjatë Quaternarit, ka dhe disa faktorë të tjerë lokal, që ndikojnë në këtë modelim. Mbushja e baseneve oqeanike nga sedimentet tokësore, do të çonte në ngritjen e nivelit të detit. Higgins 1965 vlerëson që kjo do të çonte në ngritje të 4 mm në 100 vjet ose 40 m në 1 milion vjet

Dy faktorë të tjerë janë: shtimi i ujit juvenile nga brendësia e Tokës dhe variacionet e nivelit të ujit të deteve si rrjedhojë e ndryshimit të temperaturave.

Ritmet e ndryshimit të nivelit të deteve janë projektuar të rriten dhe ndoshta të dyfishohen, shkaktuar nga ngrohja globale që ngroh oqeanet si dhe shkrirja e akujve. Përmbytje potenciale në brigjet e ulta detare janë bërë çështje shqetësuese ndërkomëtare. Është e nevojshme të ndërmerren politika adaptuese ndaj këtyre territoreve.

Studimi i ndryshimeve të nivelit të detit në terma afatgjatë përfshin disa disiplina akademike si psh: gjeografia, gjeologjia, klimatologjia, gjeofizike, inxhinieria, oqeanografia. Studime të tilla përfshijnë kohë gjeologjike që shtrihen në disa milliard vite në të kaluarën dhe disa shekuj në të ardhmen.


[1] Isak Babaramo, Jostina Dhimitri, 2008, Bazat e Gjeologjisë.

[2] https:/www.britannica.com/science/continental-margin#ref540833 konsultuar më 27.12.2021

[3] The dictionary of physical geography, 2016. 471

[4] Holden J., 2012. An introduction to physical geography and the environment, 3-ed edition

[5] Hess D., 2017. Physical Geography, a landscape appreciation, 12-th edition