Fabiola Laco Egro
Fabiola Laço - Egro (lindur në vitin 1963) është një nga aktivistet e spikatura të shoqërisë civile duke datuar që me me fillimin e lëvizjes qytetare për të drejtat e grave në Shqipëri në vitet e para të 90-tës. Është themeluese dhe drejtuese e Rrjetit për zhvillim komunitar “Sot për Ardhmen” në Shqipëri. [1]
Jeta dhe karriera
RedaktoLindur në një familje intelektuale në Tiranë, iu dha mundësia që herët, të përqafonte idetë feministe të cilat i shpalosi gjatë gjithë karrierës së saj në shoqërinë civile.
Me mbarimin e studimeve universitare dhe master për letërsi e gazetari, si dhe degën e gjuhëve të veçanta për rumanisht, ajo filloi aktivizimin që studente si folëse e lajmeve në gjuhën rumune për Radion e Jashtme Shqiptare, dhe më pas si redaktore e poezisë, dramës e kritikës në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.
NNë vitet e para të demokracisë, me ndryshimet e vrullshme të kohës, si zëdhënëse pranë Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ajo theksoi dhe punoi për të drejtat e grave, duke duke u fokusuar në çështjet sociale dhe ekonomike të grave, mentalitetin dhe kontribuoi duke i dhënë zë pritshmërive dhe shpresave të një brezi të tërë dhe identitet grave në shoqëri. Nën kujdesin e saj filloi gjatë viteve të para të demokracisë ndihma ndërkombëtare nga organizata me bazë kishtare si Brot für die Welt Germany (më parë EED), [2] HEKS EPER Switzerland [3] dhe ICCO Hollandë [4] për lëvizjen e grave dhe grupet e margjinalizuar dhe të varfër të shoqërisë.
Pas vizionit të saj, ajo bashkë-themeloi dhe drejtoi gjatë katër viteve të para Shoqatën e Grave të Rejave Kristiane për Shqipërinë (YWCA Albania) [5] dhe e përfaqësoi atë në Rrjetin Ndërkombëtar të Grave të Reja Kristiane, duke ngritur lëvizjen e grave në Shqipëri në nivel ndërkombëtar; bashkëthemeloi dhe drejtoi për 23 vjet shoqatën në Dobi të Gruas Shqiptare drejt fuqizimit social dhe ekonomik të grave dhe vajzave; dhe tashmë është themeluese dhe drejtuese e Rrjetit për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” [6] me synim barazinë gjinore, integritetin dhe fuqizimin social, ekonomik, kulturor dhe politik të grupeve në nevojë siç janë gratë, të rinjtë dhe fëmijët dhe grupet migratore, në kuadrin e integrimit të shoqërisë shqiptare në familjen e madhe evropiane.
Jeta profesionale do të pasurohet gjatë kësaj kohe me studime mbi të drejtat e njeriut në Boldern Women Academy – Zvicër, studime në politika sociale, integrim europian, ngritje fondesh për organizatat e shoqërisë civile, advokim, lobim, menaxhim, lidership, drejtim strategjik në Hollandë, Gjeorgji, Skoci, Irlandë, Itali, Angli dhe SHBA.
Ideoi dhe drejtoi prodhimin e Himnit Kombëtar të Barazisë Gjinore Shqiptare "Zbrite Diellin" me mbështetjen e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, prodhuar nga Rrjeti "Sot për të Ardhmen", një himn i cili me fushatën e jashtëzakonshme për barazinë gjinore e renditi Shqipërinë në listën e 20 finalistëve globalë në ndarjen e çmimeve për të tretin vit të Avon Communications Awards: Speaking Out About Violence Against Women, [7] , duke vlerësuar fushatën e jashtëzakonshme në kuadër të komunikimit me qëllim ndryshimin e komuniteteve, politikave, institucioneve dhe sjelljeve drejt dhënies fund dhunës ndaj grave.
Në vitet e fundit, ajo është në vijën e parë për qasje të reja në edukimin profesional dhe punësimin e grave dhe të rinjve në nevojë, në partneritet me Volkshilfe Solidarität, dhe në ofrimin e shërbimeve sociale të komuniteteve rurale dhe të margjinalizuara në partneritet me Caritas Österreich.
Ndër momentet më të dukshme të 30 viteve të punës:
- IInformim për përkrahje të shqiptarëdashësve në botë 1983 - 1987
- Advokimi për promovimin e letërsisë bashkëkohore shqiptare 1987 – 1992
- Advokimi për të drejtat e grave në fuqizimin ekonomik dhe çështjet sociale nëpërmjet sindikatave 1993 – 1995
- Advokimi dhe menaxhimi i familjeve dhe grupeve komunitare migratore gjatë krizës civile 1997
- Advokimi, lobimi dhe menaxhimi i ndihmës emergjente të krizës kosovare 1999
- Advokimi dhe lobimi për ndalimin e gjakmarrjes dhe ndihmën ndaj familjeve të ngujuara në veri të Shqipërisë 2000 – 2003
- Bashkëthemelimi i Në Dobi të Gruas Shqiptare me fokus në mbrojtjen e të drejtave dhe shërbimet sociale për gratë, fëmijët dhe të rinjtë si dhe grupeve në nevojë (migratore, të komunitetit rom dhe egjiptian)– 1993
- Presidenca e YWCA Albania dhe regjistrimi i saj në YWCA Botërore 1997-2000
- Bashkëpunim për fuqizimin ekonomik të të rinjve me Klubin e Rotarianëve në Utica të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 2002
- Anëtare e Bordit të Gruas pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë 2000-2004
- Themeluese dhe lider i rrjetit të zhvillimit komunitar “Sot për të Ardhmen” 2013 (në vazhdim) për shërbimet komunitare të mirëqënies sociale dhe integrimit ekonomik, kulturor dhe gjinor në Shqipëri.
- Pjesë aktive e e shoqërisë civile në advokimin për përmirësimin, zbatimin dhe monitorimin e ligjeve për masat kundër dhunës gjinore, ttrafikimin, shërbimet sociale për gratë, fëmijëve, të rinjve, komunitetit Rom dhe Egjiptian, të moshës së tretë, reformës territoriale, arsimit etj.
- Anëtare e koalicioneve për promovimin e grave dhe të rinjve në politikë.
- Anëtare e platformës për nxitjen e pjesëmarrjes së grave në qeverisje
- Një nga përfaqësueset shqiptarë të Forumit të OJQ-ve dhe Grupit Ndërqeveritar, Pekin +20, Gjenevë 2014
- Një nga 9 gratë e nominuara nga shoqëria civile për Gruan Shqiptare të vitit 2014
Publikime
RedaktoSituata e papunësisë në zonën e Ish-Kënetës, Durrës Shqipëri, Botim në shqip, bashkautor [8]
Monitorimi dhe vlerësimi i shërbimeve publike për menaxhimin e mbeturinave në zonën e ish-kënetës në Durrës, Shqipëri, Botim në shqip, bashkautor [9]
SEED Praktikat më të mira në Shqipëri, Botim në shqip-anglisht, bashkautor [10]
Referime
Redakto- ^ "Today for the Future". Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2020. Marrë më 6 mars 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "EED".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "HEKS".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ICCO". Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2014. Marrë më 6 mars 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "YWCA Albania".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rrjeti "Sot për të Ardhmen"". Cdc-tff.org. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2020. Marrë më 2016-04-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Futures Without Violence". Arkivuar nga origjinali më 2013-12-11. Marrë më 2016-04-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zeneli, Bernard; Stefani, Manjola; Egro, Fabiola (2015). Vleresimi i situates se papunesise se grave ne zonen migratore ish kenete Durres (PDF). Durres, Albania: Today for the Future. fq. 35.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Laco Egro, Fabiola; Qehaja, Iva; Stefani, Manjola; Hoxha, Arjola (2017). Monitorimi dhe Vleresimi Qytetar mbi menaxhimin e mbetjeve urbane ne zonen e ish kenetes (PDF). Albania: Today for the Future. fq. 26.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Laco Egro, Fabiola; Hechenberger, Nina; Stefani, Manjola (2016). SEED Best Practices in Albania (PDF). Albania: Today for the Future. fq. 18.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Linqe te jashtme
Redakto- Cdc-tff.org Arkivuar 15 gusht 2020 tek Wayback Machine
- Br.de
- Brot-fuer-die-welt.de (faqe 13)
- https://www.futureswithoutviolence.org/winners-of-the-2014-avon-communications-awards-announced/
- "BRING THE SUN - a call to end violence against women and girls - YouTube". youtube.com. Marrë më 2016-04-09.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Dw.com