Fabrika e këpucëve në Tiranë
Fabrika e këpucëve në Tiranë, fabrika e parë e këpucëve dhe një nga pionieret e industrisë së lehtë në Shqipëri, e ngritur më 1947. Prodhimi në fillim ishte gjysmëartizanal. Më 1957 u vendos linja e parë me sistem konvejer për prodhimin e këpucëve me qepje brenda-jashtë. Gjatë viteve 1972-1977 fabrika e këpucëve në Tiranë me forcat e veta, duke prodhuar pjesën më të madhe të makinerive në vend, krijoi linja të veçanta për lloje të ndryshme të këpucëve sipas grupmoshave dhe gjinive si dhe filloi të përdorë në shkallë të gjerë zëvendësuesit e lëkurës. Gjatë pesëvjeçarit të shtatë aftësia prodhuese e fabrikës rritet rreth 30% dhe pecializohet për këpucë e sandale për gra e fëmijë.