Fabrika e letrës në Lezhë
Fabrika e letrës në Lezhë, fabrika shqiptare më e madhe e letrës së shtypshkrimit në vend, e ngritur më 1978.
Prodhon me teknologji të përparuar ietër gazete, letër tipografike, letër për ofset, letër shkrimi, letër vizatimi dhe letër ambalazhi me peshë 45-130 g/m2, nga përpunimi i trupave të pishës, bredhit, plepit dhe ahut. Për të mbrojtur mjedisin nga ndotja dhe për riqarkullimin e lëndëve alkaline etj. ka edhe linjën e përpunimit të ujërave industriale. Fabrika plotëson nevojat e vendit për letra të shtypshkrimit dhe prodhon edhe letra gazete e ambalazhi për eksport.