Fahri Shefki Balliu lindi më 1956 në Përmet. Është një nga shkrimtarët, gazetarët dhe botuesit më në zë në jetën politike e intelektuale shqiptare. Si shkrimtar është shquar që në moshë të re, kur në 11 maj 1975, në gazetën “Drita” botoi tregimin e parë me titull “Ora e florinjtë” dhe si maturant i gjimnazit “Dhaskal Todri”, botoi librin e parë “Dita e nesërme”. Më pas është shquar për prozën e tij jo vetëm në vëllime me tregime si “Udhë të çelura”, “Dita e Nesërme” , “Zemra ime është në mal”, por ka vënë në skenë disa drama. Nga këto mund të përmendim “Tokë e ndezur”, Kyçi i artë”, “Shtegu i zënë”. Por proza e tij e fuqishme në librat me tregime dhe si autor biografish të rëndësishme politike, është përkthyer në shtatë gjuhë të botës. Ai është botuesi i gazetës "55", një gazete me qëndrim konservator të djathtë, themelues i portalit informativ “55news.al[1]” dhe Shtëpisë Botuese “55”, një grup mediatik me një rol të rëndësishëm në të gjitha zhvillimet në Shqipëri e në rajon. F. Balliu është, gjithashtu, themelues i Institutit për Kërkime Politike “Alcide de Gasperi”[2] në Shqipëri.

Shkrimtari, publicisti dhe gazetari Fahri Balliu

Datëlindja: 18 janar 1956

Vendlindja: Përmet

Kombësia: Shqiptare

Profesioni: Shkrimtar, gazetar, botues

Aktiviteti, nga viti 1975 deri sot:

Jeta personale: Martuar me znj. Henrieta Balliu (Agolli) dhe baba i dy fëmijëve, Henris dhe Klevis Balliu

Vepra të shquara: “Tokë e Ndezur”[3], Dita e nesërme “, “ Ora e Florinjtë “, "Zonja e zezë Nexhmije Hoxha"[4], “Zemra ime është në mal”, “Panteoni i zi”[5], “ Berisha përmes Kasandrave”[6], skenarist i filmit “Shokët”, etj.

Biografia Fahri Balliu u lind në qytetin e Përmetit ku kreu dhe shkollën fillore dhe pas transferimit të familjes në Elbasan, ndoqi gjimnazin “Dhaskal Todri” në këtë qytet. Frymëzimi dhe talenti per te shkruar iu shfaqën që në moshë të re, me tregimin “Ora e Florinjtë”, kur nuk kish mbushur ende 19 vjec. Bashkë me to, ishte dhe ajri, natyra dhe trashëgimia që vinte nga origjina e tij, Mokra e Pogradecit, ku famija Balliu kishte rrënjët e saj dhe një emër e trashëgimi patriotike të njohur në zonë. Në vijim, Balliu ndoqi studimet në Unversitetin e Tiranës në degën Gjuhë - Letërsi. Pas përfundimit të studimeve, u emërua skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe vitet e fundit të diktaturës punoi si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste, emërohet si një nga drejtuesit e Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Në vitin 1994 u emërua Konsull i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë (FYROM). Pas kthimit nga kjo detyrë dhe pas ngjarjeve të rënda të vitit 1997, ai themeloi gazetën “55”, një gazetë me frymëzim të djathtë, antikomuniste, në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare, prosperitetit dhe integrimit Euroatlantik të Shqipërisë, orientimit të saj Perëndimor dhe vlerave të tyre, në miqësi të pakthyeshme e në aleancë të fortë me SHBA-të. Në 18 tetor 1997 doli dhe numri i pare i gazetës “55”. Ne vitin 2002 Fahri Balliu themelon në Tiranë Institutin për Kërkime Politike “Alcide de Gasperi”.

Çmimet dhe vlerësimet:

Mesazh vlerësimi nga Shenjtëria e Tij Benedikti XVI , i cili “i jep me gjithë zemër Bekimin Apostolik Z. Fahri Balliu dhe Stafit e bashkëpunëtorëve të gazetës 55 dhe Shtëpisë botuese 55 që ka botuar në gjuhën shqipe librin “Jezusi i Nazaretit”[7], mesazh ky i ardhur në 15-vjetorin e aktivitetit të Shtëpisë Botuese 55.

Çmimi per Integritet në Gazetaridhënë nga Qendra Chabad në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomë vlerësimi në Panairin e XXIV Ndërkombëtar të Librit dhe të Shtypit në Gjenevë të Zvicrës, me rastin e botimit në gjuhën shqipe të librit “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”


Librat e botuar, novela dhe romane:

- "Dita e nesërme"

- "Zemra ime është në Mal"

- "Udhë të çelura"

- "Arkitekti"

- "Panteoni i Zi"

- "Berisha përmes kasandrave"

- "Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha"

Dramat:

- Shtegu i zënë

- Kyçi i artë

- Tokë e ndezur


Skenar i filmit artistik:

- “Shokët”[8]

  1. ^ http://www.55news.al/
  2. ^ http://www.arkivalajmeve.com/Publicisti-Fahri-Balliu-pret-dy-anetare-te-rendesishem-te-bordit-te-organizates-prestigjioze-People-to-People-Internacional.358020/
  3. ^ https://wiki.shqipopedia.org/tok%C3%AB-e-ndezur
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 21 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 21 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ https://bukinist.al/en/biografi/1448-berisha-permes-kasandrave-shqip.html
  7. ^ https://bukinist.al/en/histori/1490-jezusi-i-nazaretit-nga-hyrja-ne-jeruzalem-deri-te-ngjallja-pjesa-ii.html
  8. ^ https://www.imdb.com/title/tt0170570/