Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Arkivuar 8 nëntor 2018 tek Wayback Machine si njësi akademike e Universitetit të Prishtinës është institucion publik i arsimit të lartë, i cili organizon dhe zhvillon studimet universitare, punën e lartë shkencore dhe profesionale. Roli kryesor i një njësie akademike moderne për shoqëri demokratike është që të sigurojë ngritje arsimore profesionale duke i përcjellur zhvillimet bashkëkohore shkencore në fushat përkatëse të studimeve.
Historiku
RedaktoHistorikun e zhvillimit të veprimtarisë mësimore-shkencore në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë e karakterizojnë pesë faza, secila me specifikat e saj:
- Faza e parë: vitet 1961-1979 e përfshijnë periudhën prej themelimit deri te transformimi i Fakultetit Teknik në Organizatë të Punës (OP), përbërë nga tri Organizata Themelore të Punës së Bashkuar (OTHPB),
- Faza e dytë: vitet 1979-1988 e përfshijnë periudhën prej konstituimit të OTHPB -së Ndërtimtaria dhe Arkitektura deri në ndarjen e Fakultetit Teknik në tri fakultete, përfshirë edhe Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës,
- Faza e tretë: vitet 1988-1991 karakterizohen si periudha më e vështirë e zhvillimit. Në fund të kësaj periudhe, siç dihet, lokalet e fakultetit u morrën me dhunë nga forcat policore serbe,
- Faza e katërt: 1991-1998 ka të bëjë me periudhën e organizimit të mësimit nëpër shtëpi e lokale private,
- Faza e pestë ka nisur më 1998, pas kthimit në lokalet legjitime të fakultetit.
Mungesën e kuadrit mësimor shqiptar të asaj kohe e kompenzuan një numër mësimdhënësish të fakulteteve përkatëse nga Beogradi, Nishi, Sarajeva dhe Shkupi. Deri më 1970 Fakulteti Teknik ishte në kuadër të Universitetit të Beogradit. Krahas kuadrove nga jashtë, ligjërata dhe ushtrime mbajti edhe një numër i kuadrove shqiptarë, të diplomuar në universitetet e ish-Jugosllavisë. Këta të fundit, bashkë me pedagogët e angazhuar nga Shqipëria, krijuan bazë të mirë për ngritjen e suksesit dhe sigurimin e kuadrit vendor.
Themelimi i Universitetit të Prishtinës më 1970 mundësoi një bashkëpunim të frytshëm edhe me Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ky bashkëpunim u realizua me intensitet më të madh në vitet akademike 1971/72 dhe 1972/73, për të vazhduar deri në shpërthimin e demonstratave të njohura të studentëve dhe të popullatës shqiptare të Kosovës më 1981.
Me ndërtimin e objekteve të reja u krijuan kushte më të mira për punë dhe veprimtari mësimore shkencore. Ç’është e vërteta, që nga viti 1978, kishin filluar të ndërtoheshin objektet për nevojat e Fakultetit Teknik. Në vitin 1982, veprimtaria e fakulteteve teknike kaloi në objektin me sipërfaqe prej 11455 m2, që ishte paraparër vetëm për nevojat e Seksionit të Makinerisë. Ndërkaq, në janar të vitit 1985 u vunë në përdorim edhe laboratoret e elektroteknikës me 4205 m2 dhe të ndërtimtarisë me 5650 m2. I gjithë kompleksi i godinave të Fakultetit Teknik parashihej të ndërtohej në faza të caktuara në një sipërfaqe prej 16 ha, gjë që nuk u realizua. Ndërkaq, mësimi në Departamentin e Arkitekturës zhvillohet në një pjesë të godinave të ish Fakultetit Teknik.
Procesi i zhvillimit në periudhën 1999- deri sot:
- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës konform kërkesave të parashtruara në vitin 2002/2003 filloi punën mbështetur në kërkesat e Deklaratës së Bolonjës, për nivelin Bachelor të studimeve, e pastaj në vitin 2005 edhe për nivelin Master.
- Duke u mbështetur në kërkesat e ekonomisë së tregut, në vitin 2003/2004 u hap programi studimor i Gjeodezisë në nivelin Bachelor.
- Në bazë të kërkesës për avancimin e vazhdueshëm të studimeve të paraparë në Deklaratën e Bolonjës, në vitin shkollor 2007/2008 u miratuan planet mësimore të reformuara konformë kërkesave për numër të lëndëve dhe kërkesave për ECTS, për dy nivelet e studimeve në Bachelor dhe Master.
- Në vitin shkollor 2008/2009, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës iu nënshtrua procesit të Akreditimit nga Agjencia për Akreditim, me të cilin rast u akredituan programet për nivelet e studimeve në Bachelor dhe Master.
- Më pastaj, zhvillimi i Fakultetit e bëri të mundur hapjen e programit studimor në nivelin Master për Infrastrukturë rrugore. Ky program studimor filloi punën në vitin shkollor 2011/2012.
Gjatë vitit akademik 2011/2012 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet TTI (Texas Transport Institute) dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, me ç’rast anëtarë nga stafi akademik i Institutit të lartpërmendur filluan të ligjërojë në programin e studimeve të Projektimit të Rrugëve.
Studimet
RedaktoARKITEKTURA
Qëllimi kryesor i programit të Arkitekturës është përgatitja e studentëve në përmbushjen e përgjegjësive ndaj dizajnit arkitektonik dhe detyrave të planifikimit urban. Niveli i arsimimit të arkitektëve në Evropë është përcaktuar përmes përmbushjes së kritereve të dhëna në direktivat e Bashkimit Evropian. Në nivel kombëtar, niveli i arsimit të lartë në përgjithësi dhe përgjegjësitë e arkitektit në veçanti përcaktohen me ligjet e Republikës së Kosovës, të cilat janë në harmonizim të vazhdueshëm me legjislacionin evropian. Legjislacioni i Kosovës përcakton kushtet për arkitektët si projektues, revizionistë, mbikëqyrës, planifikues urbanë dhe hapësinorë, etj., Dhe përcakton si përgjegjës për përpilimin, kontrollin dhe ekzekutimin e projekteve arkitekturore (Ligji për ndërtim) dhe projektet e ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë arkitekturore (Ligji për Trashëgiminë Kulturore) si dhe për hartimin e planeve të zhvillimit urban dhe hapësinor (Ligji për Planifikimin Hapësinor). Këto përgjegjësi e bëjnë profilin e arkitektit shumë kompleks pasi që fusha e funksionimit të arkitektit varion nga shkalla e planifikimit hapësinor në shkallën e detajeve arkitekturore.
Profili i arsimit në këtë program është Arkitekt - në përgjithësi. Ky profil ndërdisiplinor i ndërlidhë shkencat e ndryshme teknike, teknologjinë, shkencat shoqërore dhe artet krijuese, duke çuar kështu në krijimin e ekspertizës në menaxhimin dhe projektimin e hapësirës apo mjedisit të ndërtuar. Prezantimet dhe realizimi i dizajneve arkitektonike me cilësi të lartë njihen gjerësisht si "vepra arti". Titulli profesional i fituar pas përfundimit të pesë viteve të studimeve është: Master i shkencave të Arkitekturës. (Msc Arch.). Kandidati merr diplomë universitare me mundesi te vazhdimit ne studimet e Doktoratures.
Sipas rekomandimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, studimet mund të përfundojnë pas përfundimit të vitit të tretë, përkatësisht të gjashtë semestrave. Titulli i fituar pas përfundimit të tre viteve të studimit, është: Bachelor i Arkitekturës. (Bsc Arch.). Kandidati merr një certifikatë.
EFIÇIENCA E ENERGJISË (Master - profesional)
Qëllimi i programit i jep mundësi studentëve që të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të njohin konceptet e arkitekturës së qëndrueshme dhe ndërtimit në aspektin e efiçiencës së energjisë, duke përfshirë pjesën teorike dhe praktike; të ofrojë personel profesional të nevojshëm për tregun e Kosovës, me rolin e drejtimit të një kompanie private dhe / ose publike në fushën e efiçiencës së energjisë; për të siguruar njohuri themelore për studime kërkimore shkencore dhe / ose për nivelin e diplomës profesionale.
KONSTRUKTIV (Bsc)
Qëllimi i programit të studimeve për Bashelor-Konstruktiv është që të ketë kuadër me kompetenca të kërkuara nga tregu i punës, me aftësi profesionale për vazhdimin e studimeve të mëtejme në nivelin Master shkencor si dhe Master profesional. Profili i programit mundëson që studenti përveç kompetencave profesionale të ngushta që do të fitoj, do të jetë i përgatitur edhe me njohuri të përgjithshme nga shkenca e fizikës, njohje të programeve të ndryshme profesionale si dhe shkathtësi te tjera nga fusha e teknikës në përgjithësi.
KONSTRUKTIV (Msc)
Qëllimi i krijimit të nivelit të studimeve për Master konstruktiv, është padyshim krijimi i kuadrit të mjaftueshëm me kompetenca dhe nivel profesional të kënaqshëm. Programi i lëndëve, syllabuset e tyre të organizuara brenda tre dhe punimit të diplomës ne te katertin, i japin studentit kompetenca për fushën e projektimit, mbikëqyrjes, vlerësimit, menaxhimit të ndërtimit të konstruksioneve; të thellojë njohuritë e studimit në disa prej fushave te cilat ofrohen për tregun e Kosovës dhe më gjerë; të sigurojë kuadër që mund të jenë në rolet e udhëheqësit të projekteve, menaxhimit, organizimit dhe projektimit të strukturave dhe në përgjithësi të objeketeve ndërtimore; të ofrojë zgjidhjen e problemeve të ndryshme në inxhinierinë e ndërtimit; të sigurojë njohuri për vazhdimin e studimeve apo hulumtimeve shkencore për nivelin e Doktoratures.
HIDROTEKNIKE (Bsc)
Qëllimi i Programit është: të pergatite studentë të kualifikuar, që do të kuptojnë dhe njohin konceptet e shkencës së inxhinierisë civile, duke përfshirë pjesën teorike si bazë dhe pjesën praktike të nevojshme për të përfunduar pjesën teorike; të ofrojë staf profesional për tregun e Kosovës dhe më tej, të aftë të luajn rolin e menaxherit teknik të kompanive private dhe publike, elementeve themelore të punëve hidrotehnike, si pjesë e inxhinierisë civile; si dhe për të siguruar njohuri, për studime të vazhdueshme ose kërkime shkencore për nivelin Master dhe te Doktoratures.
HIDROTEKNIKE (Msc)
Qëllimi i Programit është: njohja e thellë e studimit në disa fusha hidroteknike; për të siguruar personelin që mund të udhëheqë në zgjidhjet teknike të problemeve hidroteknike të inxhinierisë ndërtimore në tërë Kosovën; për të ofruar zgjidhje të problemeve ekzistuese në hidroteknikën e inxhinierisë së ndërtimit; për të ofruar njohuri të vazhdueshme për procedurat e studimit ose kërkimin shkencor në nivelin e Doktoratures.
GJEODEZI (Bsc)
Qëllimi i krijimit të nivelit të studimeve për bachelor në Gjeodezi, është padyshim krijimi i kuadrit të mjaftueshëm me kompetenca dhe nivel profesional të kënaqshëm si eshte: të dalin studente të aftë që të kuptojnë dhe të njohin konceptet e shkencave teknike të gjeodezisë duke perfshirë pjesën teorike që është bazë dhe në pjesën praktike si të domosdoshme në plotësimin e pjesës teorike; të sigurojë për tregun Kosovar dhe me gjerë, personel që mund të jenë në rolin e udheheqesit teknik të kompanive private dhe publike, me elemente bazë ne punët e gjeodezisë si punë të veçanta apo punë përcjellëse të ndertimet; të thelloj njohuritë e studimit në disa prej fushave që i ofrohen; të ofroj zgjidhjen e problemeve të ndryshme në inxhinierinë e Gjeodezisë; dhe të siguroj njohuri për vazhdimin e studimeve apo hulumtimeve shkencore për nivelet e Masterit dhe te Doktoratures.
GJEODEZI (MSc)
Edukimi i pranishëm në gjeodezi në nuk po përmbush nevojat e shoqërisë për specialist që mund të mendojnë në mënyrë kritike, punojnë pavarësisht dhe që kanë aftësi për menaxhim të projekteve. Për të adresuar këto çështje, ky Program ne nivelin master, ka për qëllim të zhvilloj profesionistë te cilë do ta mbështesin një zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë ne fushën e gjeodezisë. Objektivat specifike të Programit janë që të: Identifikohen nevojat dhe kërkesat e shoqërise kosovare për edukimin në gjeodezi; Të ndërtohet një laborator i ri për gjeodezi në UP; Të ri-trajnohet stafi i profesorëve të gjeodezisë në Kosovë; Të zhvillohet një kurrikulë e re në gjeodezi; Të zhvillohen tetë materiale të reja të mësimit në gjeodezi dhe GIS; Të implementohet pedagogji e re dhe sigurim për kualitet në edukim për gjeodezi/ GIS; dhe të krijohet një qendër për karrierë për studentët ne këtë fushë të studimit.
INXHINIERIA E AMBIENTIT (Bsc)
Qëllimi i programit është përgatitja e studentëve, duke përdorur specifika të tilla si: termodinamika mjedisore, kimia, mekanika fluide, menaxhimi i mbeturinave të ujërave të zeza, ndikimi në mjedisin urban, kontrollin e ndotjes së ajrit, mbrojtjen nga përmbytjet dhe të tjerë. Duke qenë të gjithë të kombinuar brenda një komponenti të rëndësishëm mjedisor dhe kontrollin e tij, i nje rëndësie te vecant në ditët e sotme, studentët mes tjerash do të jenë të përgatitur që të vazhdojnë më tutje me Master shkencor dhe studimet e nivelit te Doktoratures.
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoKy artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |