Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit u krijua në vitin 2007 nga bashkimi i strukturave ekzistuese: Departamenti i Elektronikës, Instituti i Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar dhe Seksioni i Informatikës. Dikur degët e saj ishin pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.

Struktura është pjesë përbërëse e strukturës së Universitetit Politeknik të Tiranës Programet e studimit të FTI-së ofrojnë njohuri në fushat e arkitekturën e sistemeve të telekomunikacioneve, teknikave numerike dhe analoge të përpunimit dhe transmetimit të sinjaleve multimediale, sistemet satelitore, sistemet me fibra optike, protokollet e transmetimit të të dhënave, rrjetat e kompjuterave, rrjetat me sensorë, rrjetat ad-hoc, arkitekturën e sistemeve të përpunimit, strukturën e bazave të të dhënave, sistemet e shperndarë, inxhinieria e softuerit, teknologjitë Web, elementët bazë të sistemeve elektronike, projektimin e elementëve përbërës të sistemeve elektronike, aplikimet e sistemeve elektronike në industri, etj.

Fakulteti ofron tre programe studimi të nivelit të parë në:

  • Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Bachelor në Inxhinieri Elektronike
  • Bachelor në Inxhinieri Informatike

Për sa i përket programeve Master ofrohen:

  • Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Master Shkencor në Inxhinieri Elektronike
  • Master Profesional në Inxhinieri Software
  • Master i Shkencave në Inteligjencë Artificiale dhe Optimizim
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike