Farmakologjia Autori: Apostol Lira. Botuesi: Toena. Faqet e librit 276.

Libri i Farmakologjisë për shërbimin e obstetrikë-gjinekologjisë, vjen si rrjedhim i ndryshimeve të mëdha që janë bërë në specialitetet farmaceutike të trashëguara dhe ato të reja të periudhës bashkëkohore. Kjo ndarje lidhet me krijimin e prodhimit të industrisë farmaceutike të preparateve të shumta, me emërtime të reja e të ndryshme, vështirësitë e gjetjes, zgjedhjes e përdorimit sipas kërkesave të patologjive obstetrikale e gjinekologjike, indikacioneve përkatëse për mjekimin e tyre.

Nga ana tjetër, përvoja mbi 40-vjeçarenë në mjekësi e në shërbimin e obstetrikë-gjinekologjisë, aplikimi i preparateve të shumtae me rezultate të ndryshme, të zgjedhura e të aplikuara në bazë të farmakologjisë bashkëkohore, farmakopesë, revistave, informacioneve shkencore e cirkularëvetë ndryshëm, të dhënave të cirkularëve, jo rrallë ajo është shoqëruar dhe me vështirësitë e veta. Zgjedhja e dëshiruar e preparatit, për trajtimin konservativ të sëmundjeve obstetrikale e gjinekologjike nuk është veprim i lehtë. Materiali i librit synon që të shërbejë si një udhëzues, një manual me funksione informuese për mjekët, farmacistët dhe punonjësit e tyre të shëndetësisë. Mjeku, në bazë të dijeve të veta, zgjedh medikamentet e përshtatshme dhe cakton dozën sipas gjendjes e sëmundjes. Materiali i përshkruar në këtë libër është grumbulluar sipas veçorive farmakologjike dhe veçuar, ndarë, në kapituj të veçantë. Mbështetur në përparimet e dekadës së fundit për trajtimin e infertilitetit, sterilitetit bashkëshortor (femëror e mashkullor) për bebe-epruvetën (embryotransferim)janë grupuar preparatet përkatëse për realizimin e trajtimin e këtyre rrethanave. Një vëmendje të veçantë i kushtohet përdorimit të përvojës së mjekësisë popullore, preparatet e nevojshme për trajtimin konservativ, para e gjatë operacionit, ndërhyrjeve obstetrikale dhe në rrethana të veçanta patologjike.