Fati Iseni
Fati Iseni u lind në Studeniçan të Shkupit më 15 janar 1976. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Shkup.
Studimet deridiplomike për Histori i kreu në Fakultetin Filozofik – Universitetin e Tetovës, ndërsa studimet postdiplomike në Fakultetin Filozofik - Universitetin e Prishtinës, drejtimi Histori Bashkëkohore. Studimet e Doktoraturës i ka ndjekur në Universitetin e Tiranës – Instituti per Studime Evropiane dhe është para mbrojtjes së Titullit.
Ka punuar si profesor në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup afër 6 vite dhe 1 vit si Asistent në Universitetin e Tetovës. Është autorë i librit: “Shqiptarët e Maqedonisë shtator 1943- dhjetor 1944″. Pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në Maqedoni, Kosovë, Shqiperi, Turqi etj. Përveç aspektit profesional ka qenë aktiv gjatë proceseve politike në vend dhe Kosovë duke qenë njëherit edhe lider i Unionit Studentor të UT-së.
Në shtator të vitit 1998 i akuzuar nga organet e sigurimit si një nga pjesëtarët e “Grupit të bombashëve” u arratis nga vendi ku qëndroi në Britani të Madhe për disa vjet. U burgos në vitin 2002 por pas tre javëve u lirua me ligjin e amnistisë. Nga viti 2009 ushtron detyrën Kryetar i Komunës se Studeniçanit.