Fatmir Gjergji
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Fatmir Gjergji lindi në Elbasan, më 03.06.1938 në një familje të njohur atdhetare, të përkushtuar arsimit kombëtar. Pas përfundimit të shkollës 7-vjeçare në qytetin e lindjes, në vitet 1952–1956 studioi në Tiranë në Teknikumin Bujqësor, në degën e Zooteknisë me rezultate të shkëlqyera, të cilat i mundësuan akordimin e bursës për studime universitare në Varshavë të Polonisë në vitet 1956-1961, ku u diplomua si zooteknik i Lartë. Në vitin 1962 emërohet specialist zooteknik në Ndërmarrjen Blegtorale Kosovë (Dumre), në Rrethin e Elbasanit, ku punoi me përkushtim dhe nivel të lartë profesional gjatë viteve 1962–1970. Në vitin 1970 emërohet specialist në seksionin e Bujqësisë të Rrethit Elbasan, ku kontribuoi profesionalisht për zhvillimin dhe përparimin e blegtorisë të rrethit, duke kryer edhe detyra të rëndësishme dhe me përgjegjësi në disa shtete të huaja. Zootekniku Fatmir Gjergji u nda nga jeta më 24.08.2010 në moshën 72-vjeçare.