Fatmir Hoxha
Fatmir Hoxha ka lindur më 21.03.1968 në Pukë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1991. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë ku dhe ka ushtruar detyrën e Kryetarit. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 2003 deri në vitin 2008 ka ushtruar detyrën e Kryetar të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në muajin qershor të vitit 2011 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.