Fatmir Sulejmani (1959)
Fatmir Sulejmani (1959, Tetovë) është shkrimtar, studiues dhe mësimdhënës universitar shqiptar nga Maqedonia e Veriut.[1]
Biografia
RedaktoFatmir Sulejmani lindi në Tetovë. Kreu shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje. Mbaroi Akademinë Pedagogjike për gjuhë e letërsi shqipe dhe gjuhë dhe letërsi maqedonase në Shkup. Më vonë u diplomua në degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Shkupit. Në Universitetin e Tetovës mbrojti magjistraturën, ndërsa në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë mbrojti tezën e disertacionit të doktoratës për veprën letrare të Luan Starovës. Ishte mësimdhënës në disa shkolla fillore, këshilltar i pavarur pedagogjik dhe së fundi mësimdhënës i letërsisë shqipe në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Europës Jug-Lindore po në Tetovë. Fatmir Sulejmani është drejtues i revistave dhe botimeve "Brezi 9", "Tribuna-Sh" dhe autor i disa vëllimeve me shkrime eseistike, poezi satirike, ese, monografi etj. Mori pjesë në shumë konferenca shkencore, tryeza, debate.[2]
Libra
Redakto- "Hamami i kasabasë Tum-batun" (1994),
- "Gjahu i qorrave" (2000),
- "Muzgu i mendjes” (2002),
- "Dr. Jusuf Rexhepi" (2006),
- "Faik Konica-eseist" (2011),[3]
- "Lëkura e derrit" (2012),
- "Saga ballkanike e Luan Starovës" (2013) 1547
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Huseini, Besar. "Prof. Dr. Fatmir Sulejmani participated in the scientific panel dedicated to the 90th anniversary of the birth of the academician Ali Aliu". University of Tetova (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-06-17.
- ^ https://unite.edu.mk/wp-content/uploads/2024/02/Fatmir-Sulejmani-CV.pdf
- ^ Sulejmani, Fatmir (2011). Faik Konica - eseist: (studim). Brezi. ISBN 978-608-65308-0-8.