Fatmir Xhelili (aktor)
Fatmir Xhelili aktor shqiptar. Ai e ka nisur rrugën e artit si aktor amator i teatrit dhe estradës së Fierit. Ai ka punuar si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh, ndërsa pas pune angazhohej në teatër. Por interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte, e bënë Fatmirin rol pas roli një figurë të dashur për publikun. Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi. Ishte regjisori Pellumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”. Për kolegët, aktori Fatmir Xhelili ishte edhe një bashkëpunëtor shumë i mirë. Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë. Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj. Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj.
Fatmir Xhelili u nda nga jeta si pasojë e Covid-19 në moshën 69-vjeçare më 20 nëntor 2020. [1] [2] [3]
Burimet
Redakto- ^ https://a2news.com/2020/11/20/koronavirusi-i-merr-jeten-aktorit-fatmir-xhelili/
- ^ https://shqiptarja.com/lajm/nderron-jete-nga-koronavirusi-aktori-i-humorit-fatmir-xhelili?r=pop5s/
- ^ http://www.gazetadita.al/kishte-semundje-bashkeshoqeruese-nderron-jete-nga-covid-ne-moshen-69-vjecare-aktori-i-njohur-i-teatrit-d/[lidhje e vdekur]