Fatos Tartari
Fatos Tartari arkeolog shqiptar. Ka kryer studimet e larta në UT, fakulteti Histori-Filologji 1961.
Ka punuar:
1962-1970 - mësues në shkollën e mesme Lezhë dhe në Golem të Kavajës
1970 - punonjës shkencor pranë muzeut arkeologjik të Durrësit
1989 - merr gradën “Kandidat i Shkencave”
1996 - merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave”
2000 - merr titullin “Mjeshtër i kërkimeve”, Profesor i asociuar.
2007 - fiton titullin “Profesor”
1962 - e në vijim pjesmarrës në ekspedita arkeologjike; lektor me kumtesa, referate, biseda. Autor i shumë artikujve shkencorë dhe informacioneve shkencore. Autor e bashkautor në disa satudime shkencore. Autor i disa monografive. Pjesmarrës në kongrese ndër-kombëtare për arkeologjinë. Anëtar i Shoqatës Evropiane të Arkeologjisë.
Fatos Tartari thuasje gjatë gjithë jetës së tij është marrë paralelisht edhe me sport, krahas arkeologjisë. Ka ushtruar me pasion atletikën dhe volejbollin, ndërsa është ndër më të rrallët që edhe sot ruan statistika e shënime nga garat e para të Romës deri në ditët tona. Si volejbollist ka qenë pjesë e ekipit “Lokomotiva” të Durrësit, dy herë kampione, në vitin 55-56 me të rinjtë. Më pas është akitivizuar me “Studentin” për t’u krithyer tek ekipi qytetit të tij të Durrësit në vitet 1960-1970. Pas viteve 70 të shekullit të kaluar nuk i është ndarë sportit, por duke mbajtur pozicionin e gjyqtarit. Për vite të tëra ka qenë gjyqatar i atletikës. Shkallën më të lartë e ka arritur në aktivitet kombëtare e ndërkombëtare si përgjegjës i grupit të gjyqtarëve, duke e caktuar kryegjyqtar. Tartari ka qenë anëtar në kryesinë qendrore të atletikës shqiptare; kryetar i kolegjiumit qendror të gjyqtarëve të atletikës. Sot Tartari është gjyqtari më i kualifikuar në nivel kombëtar dhe i shpallur Gjyqëtar i Republikës, titull i barazvlefshëm me atë të një gjyqtari ndërkombëtar.
Botime
Redakto- “Varreza e shekujve I-IV të Erës Sonë në Dyrrah (Durrës. 2004);
- “La necropole du ler IV eme siècle de notre ère à Durrhachium” (Durrës. 2004);
- Prodhime qelqi të shekujve I-IV të Erës Sonë në Shqipëri (Durrës. 2005);
- Les verreries du ler-IVeme sc.de notre ère en Albanie Durres 2006);
- “Urbanizimi i Dyrrahut gjatë sundimit romak”;
- “Kanalet nëntokësore higjieno-sanitare të Dyrrachiumit”;
- “Colonia Julia Augusta Veneria Dyrrachium”;
- Përmbledhje artikujsh e studimesh (Durrës, 2008).