Fazli Hajrizi
Fazli H. Hajrizi u lind më 25 nëntor 1949, në fshatin Kotorr, të komunës së Skënderajt, është publicist shqiptar.
Jeta
RedaktoFazli H. Hajrizi shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Runik, gjimnazin në Mitrovicë, kurse studimet e larta në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës- Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ka punuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Gjimnazin e Skenderjat, (1971-1973), në Gjimnazin e Vitisë ( 1974/75), në Shkollën e Mesme Teknike në Mitrovicë (1975/76 e 1987-1991) dhe në Qendrën Arsimore të Bazave të Përbashkëta ( 1977-87). Prej viti 1992 e deri në gusht 2010, ka qenë mësimdhënës në Gjimnazin “ Frang Bardhi” në Mitrovicë.[1]
Botime
RedaktoFazli Hajrizi ka botuar:
- "Gjimnazi i Mitrovicës" (1946-2000), monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2000),
- "Vëzhgime për Shalën e Bajgorës", monografi, Klubi Letrar "Lumi i Bardhë" (2001),
- "Bedri Gjinaj - mësues dhe patriot I shquar", monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2001), [2]
- "Drenica dhe Lutanët e Turiçefcit", monografi, Klubi Letrar "Lumi i Bardhë" (2006),
- "Shkolla Normale "Hasan Prishtina" e Mitrovicës" (1967-1977), monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2007),
- "Rexhep Mitrovica në Lëvizjen Kombëtare", Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2008),
- "Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore" (bashkautor), monografi, botoi “Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare”, Tiranë 2010,
- “Mitrovica dhe Shala e Bajgorës në fokusin e historisë”, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2011),
- “Isuf Hajdar Bekaj nga Uça – arkiv i gjallë” (kujtime e rrëfime), Shoqata e Shkrimtarëve “Jakup Ceraja”, Mitrovicë 2012,
- “Moisi I Mall(k)uar” (Poezi), Shoqata e Shkrimtarëve “Jakup Ceraja”, Mitrovicë 2012,
- “Shkolla Teknike në Mitrovicë (1946-2014)”, monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2014),
- "Bedri Gjinaj - mësues dhe patriot i shquar" (botim i plotësuar), monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2014),
- “Gjimnazi i Mitrovicës” (botimi i dytë), monografi, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor” (2016),
- “Mujë Loshi” - Mësues e filozof, fjalëlapidar e pajtimtar, akademik i mendimit dhe tregimit popullor, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor” (2016),
- “Dervish Goxhuli - Anekdotist, humorist dhe rapsod i shquar popullor”, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor” (2017),
- “Shefqet Karakashi - Misionar i arsimit dhe kulturës shqiptare”, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor” (2017),
- “Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” e Mitrovicës", monografi, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor” (2018),
- Shkolla e Mesme e Mjekësisë "Dr. Xheladin Deda" e Mitrovicës", monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2019).
Shih edhe
RedaktoReferime dhe shënime
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ^ Hajrizi H. Fazli (2014), Bedri Gjinaj- mësues dhe atdhetar i shquar ( monografi), Libri Shkollor, ISBN 987-9951-07-997-6.Prishtinë 2014.
- ^ Dr. Sulltane Kojçini-Ukaj (25 nëntor 2014), “Bedri Gjinaj – mësues dhe atdhetar i shquar (recension)[lidhje e vdekur]”