Feçor Agaçi (Berat, 1945 - Tiranë, 18 nëntor 2020) mjek endokrinolog shqiptar. Ish Shef i Shërbimit të Endokrinologjisë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

Feçor Agaçi
Emri Feçor
Mbiemri Agaçi
Lindur më 1945
Lindur në Berat
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni endokrinolog
Mirënjohje
*prof.dr

Kariera Profesionale Redakto

1968 - Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar "Mjek i Përgjithshëm". 1969-1972 - Ka punuar si mjek i përgjithshëm në Spitalin Civil të Beratit, si dhe në Poliklinikën Qendrore të këtij qyteti. 1972 e në vazhdim, pa ndërprerje është pedagog i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, fillimisht në lëndën e Fiziologjisë Patologjike dhe më pas në atë të Endokrinologjisë. 1993-2001 - Ka qenë Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë të Q.S.U.T. "Nënë Tereza". 2006 e në vazhdim, pas një ndërprerje pesë vjeçare rifillon të drejtojë përsëri këtë shërbim.

Aktiviteti pedagogjik, shkencor dhe profesional Redakto

Ka marrë pjesë në shumicën e Konferencave dhe Kongreseve Ndërkombëtare dhe Kombëtare për Diabetin e Sheqerit dhe Endokrinologjinë. 1992 -1993 - Ka qenë për kualifikim dhe shkëmbim eksperience në Qendrën Mjeksore Universitare të Shtetit Masachusettss, në Worcester (SHBA).

Botime Redakto

  • Ka botuar në shtypin periodik kombëtar dhe ndërkombëtar mbi 100 punime shkencore.
  • Është bashkëautor i tekstit mësimor për studentët "Endokrinologjia - Diabeti - Metabolizmi"
  • 2006 - Ka botuar librin: "Bisedë për Diabetin e Sheqerit 141 pyetje - 141 përgjigje"
  • 2007 - Ka botuar librin "Sëmundjet e Tiroides".
  • 2009 - Ka botuar librin "Urgjencat Endokrine - një libër që shpëton jetë".