Federata Ndërkombëtare e Xhudos
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (en:International Judo Federation - IJF) u themelua në korrik të vitit 1951. FNXH është fillimisht e përbërë prej federatave të xhudos nga Evropa plus Argjentina. Shtete nga katër kontinente u bashkuan në dhjetë vitet e ardhshme. Sot FNXH ka 200 Federata Kombëtare në të gjitha kontinentet. Ka mbi 40 milionë njerëz në të gjithë globin, të cilët praktikojnë Xhudo.
Që nga viti 2009, FNXH organizon çdo vit Kampionatin Botëror dhe Turne të Xhudos Botëror i përbërë nga pesë Grand Prix, katër Grand Slams, një turne master dhe një turne të hapur Kontinental.
Kryetarët e FNXH
Redakto- Aldo Torti, Itali,1951
- Risei Kano, i biri i Profesor Kanō Jigorō, Japoni, 1952-1965
- Charles Palmer Britani e Madhe, 1965-1979
- Dr. Shigeyoshi Matsumae, Japoni, 1979-1987
- Z. Sarkis Kaloghlian, Argjentinë, 1987-1989
- Z. Lawrie Hargrave, Zelandë e Re, 1989-1991
- Z. Luis Baguena Spanjë, 1991-1995
- Z. Yong Sung Park, Kore e Jugut, 1995-2007
- Z. Marius Vizer, Austri, 2007– [1]
Referimet
Redakto- ^ "International Judo Federation Executive Committee" Arkivuar 14 korrik 2011 tek Wayback Machine.