Federico Zanandrea
Federico Zanandrea është një aktor, aktor zëri dhe drejtor i teatrit italian.
Biografia
RedaktoAi ka marrë pjesë në disa produksione televizive si: tenelovela Vivere, transmetuar ne Canale 5, dhe Cuori rubati, transmetuar nga Rai 2, dhe sit-com La strana coppia, e regjizuar nga Lucio Pellegrini dhe Max Croci dhe transmetuar në 2007 nga Italia 1.
Në vitin 2004 ai drejtoi edicionin e parë te Free Pass dhe të dytin e Band Hit, të dy programet muzikore të transmetuara në Italia Teen Television. Në vitin 2006 ai luajti në filmin Olé, me regjizor Carlo Vanzina, me Massimo Boldi dhe Vincenzo Salemme.
Ai bëri debutimin e tij si regjisor teatri në vitin 2000 me Doici uomini arrabbiati të Reginald Rose, për t'u ndjekur nga; Alcatraz: l'isola dell'inguistizia të Dan Gordon; Lo zoo di vetro të Tennessee Williams; Due scapoli e una bionda e Neil Simon; Lo stesso giorno, il prossimo anno të Bernard Slade; Socrate e marrë nga Apologjia e Sokratit, Fedone dhe Critone; Otello e William Shakespeare; Frankenstein, bazuar ne romanin me të njëjtin emër të Mary Shelley, përshtatjen e së cilës ai është gjithashtu përgjegjës; Alveare di Specchi nga Simone De Domenico; Lungs nga Duncan Mcmillan.
Që nga viti 2012 ai është president i "Il Mecenate" që menaxhon sezonin teatror te Teatro Delfino në Milano dhe që prej vitit 2000 ka prodhuar më shumë se 30 shfaqje me disa nga emrat më të rëndësishëm të skenës televizive dhe teatrore italiane.
Ai është folësi zyrtar i kanalit televiziv TV8. Ai është gjithashtu zëri italian i Freezer në Dragon Ball Super, në vend të Gianfranco Gamba, i cili u nda nga jeta në vitin 2004.
Ai është drejtor dublimi i disa filmave dhe disa serialeve të suksesshëm si: I Borgia, The Crown, Tredici.