Fehmi Kelmendi ka lindur më 18 maj 1930 në Preshevë (Kosova lindore). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa Fakultetin Filozofik (degën e Historisë), në Zagreb. Pas përfundimit të studimeve u mor me hulumtime historike, duke u dhënë prioritet atyre të karakterit kombëtar shqiptar.

Fitoi atributet e profesorit duke dhënë leksione për studentët. Rrjedh nga një familje me tradita të theksuara patriotike. Ky atdhetar i denjë i kauzës shqiptare, ka qenë i persekutuar politik dhe të gjithë pjesëtarët e familjes së tij, të ushqyer me ndjenja kombëtare, gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar çështjes së çlirimit kombëtar shqiptar. Gjithmonë ka qenë në shënjestër të UDB-es. Asnjë rresht nuk ka pasur të drejtë ta botojë. Kur ka ardhur në Zvicër (1991), gjithë akumulimi i tij ka shpërthyer si një vullkan, duke e derdhur lavën patriotike në letër. Ëndrra e tij e vetme është që krejt shqiptarët një ditë të jetojnë në një shtet të vetëm, me një flamur të vetëm, në Shqipërinë historike të rilindësve tanë. Profesor Kelmendi është autor i disa veprave të botuara me karakter historik dhe letrare. Ndër to shquhen librat: Kush janë shqiptarët, Përjetime, Duke pritur agimin e kombit tim, Plakur nga malli, Shpirt i ndezur, Golgota kosovare, Tregime, Çështja shqiptare në udhëkryq.

Botime

Redakto