Fehmi Mujota u lind në Mollopolc, të komunës së Shtimës dhe ka diplomuar në Fakultetin e Filozofisë dhe Sociologjisë dhe ka magjistruar në degën e Administratës Publike të Universitetit të Prishtinës. Ai filloi karrierën e tij si mësimdhënës në një shkollë të mesme në Ferizaj dhe ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Nerodimës gjatë konfliktit të vitit 1999. Fehmi Mujota u emërua Ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës më 4 gusht 2008. Në cilësinë e ministrit, ai është përgjegjës për mbikëqyrjen demokratike dhe civile të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe e përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare për sa u përket çështjeve të forcave të sigurisë.