Felix F. Carlebach
Felix Falk Carlebach (15 prill 1911 - 23 janar 2008) ishte rabin gjermano-britanik. Ai u nderua si "Qytetar Nderi" i qytetit Lybek. Ai ka nënshtetësinë gjermane dhe britanike.
Familja
RedaktoFelix vjen nga një familje e njohur gjermane. Ai ishte djali i Simson Carlebach dhe gruaja e tij Resi née Graupe. Gjyshi i tij Salomon Carlebach i cili ishte i martuar me Esther Carlebach née Adler ishte tashmë rabin i qytetit të Lybekut. Axha e tij Joseph Carlebach ishte rabin i Hamburgut. Felix kishte dy vëllezër dhe një motër; Ephraim i cili ishte rabin i Montrealit, Salomon dhe Esther.
Edukimi
RedaktoFelix ishte student në gjimnazin Katharineum në Lybek. Pas përfundimit, më 1929 filloi të studioj teologjinë dhe muzikën në Këln. Në vitin 1934, ai u bë mësues në Höhere Israelitische Schule një shkollë izraelite në Lajpcig e cila është themeluar nga axha e tij Ephraim Carlebach.
Jeta private
RedaktoMë 1936, Felix u martua me Babette Kohn, e cila më vonë filloj të jep mësim në shkollën izraelite Höhere Israelitische Schule. Ata kanë pasur tre vajza, Judith, Sulamith and Naomi.
Nderimi
RedaktoFelix morri nderimin si "Qytetar Nderi" i Lybekut më 17 shtator 1987. Qyteti i Lybekut i nderoi të gjithë familjen Carlebach duke e emëruar parkun që ndodhet në Hochschulstadtteil afër Universitetit të Lybekut Carlebach Park.