Ferhat Cakaj
Ferhat Cakaj mësues, shkrimtar dhe publicist shqiptar. Ka lindur në Salari të Tepelenës më 2 Prill 1935, në Shkodër kryen shkollën e mesme pedagogjike, kurse studimet e larta në fillim për Gjuhë -Letërsi dhe më pas Fakultetin Histori-Filologji, degën gjuhë letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës.
Në fillim e emëruan mësues të letërsisë në gjimnazin e Kukësit, ku doli në pension në vitin 1991. Me letërsi filloi të merrej që kur ishte në shkollën e mesme. Ka shkruar novelat ”Mësuesi i çmendur”, 1967; ”Kështu është”, 1969’ përmbledhjet me tregime “Lugina e nuseve “, 1969; “Në korie mes lisash”, 1972’ romanet “Njerëzit e qytezës në mal,1976, “Nesër do të jetë vonë”,1976, “Jam bir i popullit tim”,1978, “Zemërimi”, 1980, “Përmendorja”, 1985; dramën “Kosovarët,1987, “Bardhyli kërkon Gjergj Elez Alinë”, refleksion eseistik “E vërteta mbi eposin Serb”, “Të gjallë e të vdekur”.
Është vlerësuar me Urdhrin "Naim Frashëri" i klasit të III-të si mësues dhe edukator, 1976; Urdhri “Naim Frashëri” klasit II-të si shkrimtar e romancier, viti 1982; Titulli “Mësues i Merituar” viti 1989.
Vepra të botuara
RedaktoRomane
Redakto- Njerëzit e qytezës në mal, 1976
- Nesër do të jetë von, 1977
- Jam bir i popullit tim, 1978
- Zemërimi, 1980
- Përmendorja, 1985
- Bardhyli kërkon Gjergj Elez Alinë, 1998
- Pranvera do të vijë, 2005
- Të gjallë e të vdekur, 2010
Novela
Redakto- Mesuesi i çmendur, 1967
- Kështu është, 1969
Vëllime me tregime
Redakto- Lugina e nuseve, 1969
- Në korie mes lisash, 1972
Drama
Redakto- Isa Boletini, 1987
Studime
Redakto- E verteta mbi eposin serb, refleksion eseistik, 1998